Në kuadër të ‘Final Four-it’ të basketbollit kosovar, të dielën do të zhvillohet edhe finalja në konkurrencën e femrave.
Penza nga Peja do të takohet me Penti Prishtinën, përballje që do të luhet në palestrën e sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë.
Lidhur me këtë ndeshje, të pranishme në konferencën e mbajtur për media të enjten, ishin edhe kapitenet e të dyja skuadrave, Irma Konjusha e Penzës dhe Arbnore Përquku e Prishtinës, të cilat u shprehën shumë optimiste.
Finalja ndërmjet Penzës dhe Penti Prishtinës zhvillohet të dielën nga ora 16:30.
Fituese e Kupës së Kosovës në vitin 2015 ishte Penza, që në finale kishte mposhtur pikërisht Prishtinën.