Support TIME. Preserve the truth.
Opinion

Growing up in Kosovo: Equal opportunities for every child

Çdo prind dëshiron ta shohë fëmijën e vet duke përparuar: të rritet i shëndetshëm në javët e para të jetës, të fillojë edukimin parashkollor dhe ta vazhdojë shkollimin gjatë adoleshencës. Këtë shpresë e kanë familjet në mbarë Kosovën. Fatkeqësisht, komuniteti të cilit i përket një fëmijë, të ardhurat e familjes ose vendbanimi ndikojnë në realizimin e saj. Kjo nuk duhet të ndodhë. Çdo familje meriton t’i shohë foshnjat e saj të rriten të shëndetshme, të bëhen fëmijë të lumtur e më pas të rinj të arsimuar.
Rezultatet e publikuara së fundmi të Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2025 tregojnë se komunitetet po shënojnë përparim. E udhëhequr nga Agjencia e Statistikave të Kosovës me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, kjo anketë na tregon se ku po përmirësohet jeta e njerëzve dhe ku fëmijëve ende u mungojnë kujdesi dhe mundësitë që u nevojiten.

Ka lajme të mira. Pjesëmarrja e fëmijëve të moshës tre dhe katër vjeç në edukimin në fëmijërinë e hershme u rrit nga 15 për qind në vitin 2020 në 36 për qind në vitin 2025. Vdekshmëria neonatale, që mat vdekjet gjatë muajit të parë të jetës, ra nga 11 në 8 vdekje për 1 000 lindje të gjalla gjatë së njëjtës periudhë. Përqindja e nxënësve të klasës së parë që kishin ndjekur edukimin e hershëm një vit më parë u rrit nga 88 për qind në vitin 2020 në 92 për qind në vitin 2025.

Megjithatë, nga përmirësimet e përgjithshme nuk kanë përfituar njësoj të gjitha komunitetet në Kosovë dhe pabarazitë shfaqen që në moshë të hershme. Vetëm rreth shtatë për qind e fëmijëve të moshës tre dhe katër vjeç nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian ndjekin edukimin e hershëm. Po kështu, përqindja e nxënësve të klasës së parë nga këto komunitete që kishin ndjekur edukimin e hershëm një vit më parë ra nga 73 për qind në vitin 2020 në 62 për qind në vitin 2025. Mbulimi me imunizim të plotë për fëmijët e moshës 24–35 muajsh është 76 për qind në mbarë Kosovën, krahasuar me 44 për qind për fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Zotimi që “askush të mos mbetet pas” kërkon të kuptojmë pse këto pabarazi vazhdojnë të ekzistojnë, edhe kur rezultatet e përgjithshme përmirësohen. A janë shërbimet të arritshme për familjet që kanë nevojë për to? Çfarë i pengon fëmijët të përfitojnë nga këto shërbime? Rezultatet e MICS-it ofrojnë të dhëna shtesë që i ndihmojnë institucionet dhe partnerët të vendosin si t’i ndajnë më së miri fondet, në mënyrë që shërbimet të arrijnë te fëmijët që kanë më shumë nevojë për to.

Roli i Kombeve të Bashkuara është të punojnë përkrah institucioneve të Kosovës, duke mbështetur përpjekjet e tyre për t’i shndërruar këto gjetje në politika dhe shërbime me financim të siguruar, veçanërisht për fëmijët më të margjinalizuar. Hapat e mëtejshëm duhet të jenë konkretë: të zgjerohet qasja në shërbimet parashkollore, të përfshihen në vaksinim fëmijët që nuk i kanë marrë vaksinat e nevojshme dhe të trajtohen pengesat që i ndalojnë fëmijët të vazhdojnë shkollimin. Çdo prioritet duhet të ketë një buxhet, një institucion përgjegjës dhe objektiva të matshëm. Zëri i familjeve dhe i komuniteteve duhet të merret parasysh gjatë hartimit të shërbimeve.

Së fundi, rezultatet e reja të MICS-it ofrojnë më shumë se 30 tregues që mund t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës të ndjekin përparimin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, përfshirë në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe të përfshirjes sociale. MICS-i ofron gjithashtu të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht dhe përvojë në mbledhjen e të dhënave të besueshme, duke mbështetur përpjekjet për përafrimin e sistemit statistikor me standardet e Bashkimit Evropian dhe të Eurostatit.

Fëmijët që nuk kanë mundësi të përfitojnë nga të nxënit e hershëm apo nga shërbimet thelbësore shëndetësore mund të përballen me vështirësi që i shoqërojnë gjatë shkollimit, punësimit dhe jetës si të rritur. Investimi në shëndetin dhe arsimimin e të gjithë fëmijëve ndihmon në zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive nga të cilat varet mirëqenia e ardhshme e Kosovës. Këtë e meriton çdo prind dhe çdo fëmijë.

(Autori është koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë)
 

Growing Up in Kosovo: Equal Opportunities for Every Child

13 s. before / 19 Oct 2026 09:00 Nga: Stephen O’Malley

Every parent wants to see progress: their baby thriving in the first weeks of life, their child entering preschool, their teenager staying in school. Families across Kosovo share this hope. Unfortunately, a child’s community, household income or address influence whether these hopes become a reality.  This should not be the case. Every family deserves to see their babies thrive and become happy children and educated young adults.

The newly released Multiple Indicator Cluster Survey (MICS) Beyond Data: Changing reality of Children in Kosovo – MICS in Kosovo 2025 | UNICEF Kosovo Programme shows communities are progressing. Led by the Agency of Statistics with UN support, its findings tell us where lives are improving and where children still lack the care and opportunities they need.

There is good news. Participation in early childhood education among children aged three and
four increased from 15 per cent in 2020 to 36 per cent in 2025. Neonatal mortality, which
measures deaths in the first month of life, declined from 11 to 8 deaths per 1,000 live births
over the same period. The share of first-grade pupils who had attended early childhood education in the previous year rose from 88 per cent in 2020 to 92 per cent in 2025.

However, overall improvements have not been shared equally amongst Kosovo’s communities and gaps appear early. Only around seven per cent of children from Roma, Ashkali and Egyptian children communities aged three and four attend early childhood education. Among Roma, Ashkali and Egyptian children. Similarly, the share of first-grade pupils children from Roma, Ashkali and Egyptian communities who had attended early childhood education in the previous year increased decreased from 54 73 per cent in 2020 to 62 per cent in 2025. Full immunisation among children aged 24–35 months is 76 per cent across Kosovo, compared with 44 per cent among children from Roma, Ashkali and Egyptian childrencommunities.

The promise to “leave no one behind” requires us to understand why these gaps persist, even when overall results are improving. Are services within reach of the families who need them? What prevents children from attending? The MICS results provide additional evidence for deciding how institutions and partners can best allocate funds, so that services reach the children who need them most.

The role of the United Nations is to work alongside Kosovo institutions, supporting their efforts to turn these findings into funded policies and services, particularly for the most marginalised children.The next steps should be practical: expand accessible preschool services, reach children missing vaccinations and address barriers to staying in school. Each priority needs a budget, a responsible institution and measurable targets. Families and communities must have a say in how services are designed.

Finally, the new MICS results provide more than 30 indicators that can help Kosovo’s institutions monitor progress towards the Sustainable Development Goals, including on 
on children’s rights and social inclusion. MICS also contributes internationally comparable
evidence and experience in collecting reliable data, supporting efforts to align the statistical system with EU and Eurostat standards

Children who miss early learning or essential health services can face disadvantages that follow them into school, employment and adult life. Investing in the health and education of all children helps to build the skills and capabilities on which Kosovo’s future prosperity depends. And which every parent and child deserves.

(Author is UN Developement Coordinator to Kosovo)