Ndaj shqiptimit të dënimit me 41 muaj burgim në Rastin “Thaçit 2” kanë reaguar edhe përfaqësuesit e iniciativës qytetare “Jo në emrin tim”. Çlirim Haziri nga kjo iniciativë e ka akuzuar Gjykatën Speciale për standarde të dyfishta ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Ata në shenjë kundërshtie kanë organizuar edhe një aksion simbolik te zyra e BE-së në Prishtinë.
Rezana Bozhlani
Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Jo në emrin tim” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë duke kundërshtuar dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në pankartë është paraqitur një krahasim ndërmjet dënimit të, Vojislav Sheshelit, dhe Hashim Thaçit.
Përfaqësuesi i iniciativës qytetare “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, e ka akuzuar Gjykatën Speciale për standarde të dyfishta.
“Sot jemi këtu para zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për të shprehur kundërshtimin tonë politik dhe qytetar ndaj standardeve të dyfishta që po zbatohen në raport me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, të cilët po gjykohen në Hagë. Ky aksion i yni nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë, përkundrazi është një qëllim në mbrojtje të saj, ne besojmë se drejtësia nuk mund të jetë selektive, nuk mund të udhëhiqet nga paragjykimet dhe as të zbatohet me standarde të ndryshme nga kombësia, historia apo përkatësia politike e të akuzuarve”, tha Haziri.
Përfaqësuesi i iniciativës qytetare “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka paralajmëruar se do të organizojnë protesta nëse vazhdon, siç e ka quajtur ai, heshtja e institucioneve vendore dhe atyre evropiane ndaj shqetësimeve të tyre.
“Shqetësimi ynë nuk kufizohet vetëm te procedurat gjyqësore, ai lidhet edhe me klimën politike dhe institucionale që është krijuar në raport me Kosovën, nga rastet e intonimit të këngëve çetnike, në ambientet institucionale, të Bashkimit Evropian deri te tolerimi i retorikës që cenon dinjitetin e viktimave dhe luftës çlirimtare të Kosovës, po krijohet një perceptimi i rrezikshëm i njëanshëm institucional”, tha Haziri.
The action took place on the day the Kosovo Specialist Chambers in The Hague announced the verdict in the "Thaci 2" case, which relates to charges of obstruction of justice.
Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj, Hajredin Kuqi me 1 muaj, kurse Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.