Support TIME. Preserve the truth.
football

Shaqiri denies reports of leaving Basel

Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka reaguar pas raportimeve të fundit rreth të ardhmes së tij te Baseli, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Mediumet zvicerane raportuan se Shaqiri nuk do ta vazhdonte kontratën me Baselin, por një gjë të tillë e ka mohuar 35-vjeçari.

“Thashethemet e fundit lidhur me një vendim të supozuar për të ardhmen time janë të pavërteta. Baseli dhe unë vazhdojmë të kemi komunikim të mirë dhe do të njoftojmë sapo të merret një vendim dhe gjithçka të jetë përfundimtare. Unë vazhdoj të kënaqem shumë këtu dhe, së bashku me ekipin dhe stafin, do të jap gjithçka nga vetja që gjërat të shkojnë përsëri në drejtimin e duhur nga ana sportive”, ka shkruar Shaqiri. 

Ai me Baselin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Read other updates
Xherdan Shaqiri

Shaqiri will not extend his contract with Basel

Xherdan Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Baselit, shkruan të martën “Schweizheute”. Shaqirit...