Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Policeman forgot his official weapon at a gas station in Shkabaj, a person took it

police officer - police - injury - arrest - murder

Photo: Driton Pacharada

Një zyrtar policor ka raportuar se i kishte harruar armën zyrtare në një pompë të derivateve “Hib Petrol” në Shkabaj, ndërsa më pas dikush e kishte marrë atë.

Sipas raportit policor, pas trajtimit të rastit dhe shikimit të kamerave të sigurisë së objektit, është identifikuar një burrë, i cili dyshohet se e kishte marrë armën.

I dyshuari është ftuar nga Policia, ku gjatë intervistimit ka pranuar se e kishte marrë armën me qëllim që ta raportonte më pas.

Pas intervistimit, arma është sekuestruar, ndërsa me udhëzime të prokurorit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt.