Një fëmijë i moshës dyvjeçare raportohet se ka vdekur në Ferizaj. Siç bëhet e ditur në raportin policor, ai ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Emergjente.
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rrethanat e vdekjes janë duke u trajtuar nga organet kompetente.