Portieri Arijanet Muriq mbeti në stol për ndeshjen që Kosova e luajti kundër Izraelit në Prishtinë javën e kaluar.
Muriq u kthye të martën mbrëma në formacionin titullar te Kosova për ndeshjen kundër Irlandës në Dublin.
Muriq i pësoi tre gola në ndeshjen të cilën Irlanda e fitoi me rezultat 3:0.
“Sassuolonews”, mediumi i afërt me klubin e portierit, Sassuolo, ka shkruar se “rezultati nuk përshkruan plotësisht performancën e Muriqit”.
“Muriq bëri disa pritje të dobishme dhe luajti pas një skuadre me dhjetë lojtarë për më shumë se një orë, por incidenti i penalltisë së dytë mbetet një njollë në performancën e tij. Portieri kosovar pagoi çmimin për mënyrën se si reagoi në gjuajtjen e Molumbyt dhe kontaktin pasues me Parrott”, shkruan mediumi italian të mërkurën.
Portieri 28-vjeçar për Kosovën ka luajtur 54 ndeshje.