Support TIME. Preserve the truth.
football

Zhegrova could be ready for Sunday

Edon Zhegrova

Mediumi i afërt me Juventusin, “Tuttosport”, të mërkurën ka shkruar për mundësinë që Edon Zhegrova të grumbullohet për ndeshjen kundër Venezias, të dielën.

Mediumi italian shkruan se Zhegrova nuk është i lënduar dhe mund të grumbullohet për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zhegrova ishte liruar nga grumbullimi pas ndeshjes që Kosova e luajti kundër Izraelit të shtunën.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte shkruar se Zhegrova ishte liruar për shkak të lëndimit.

“Zhegrova mori pjesë në gjithë stërvitjen, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe pa shfaqur ndonjë problem”, shkruan “Tuttosport”.

27-vjeçari ka dy gola e dy asistime në nëntë paraqitje në Serie A këtë edicion.