Support TIME. Preserve the truth.
World

Zelensky says Putin is a 'murderer' after Trump called him a friend

Donald Trump and Volodymyr Zelensky

Photo: Archive

Photo: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si “vrasës”, në përgjigje të deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili gjatë kësaj jave në Kinë iu referua udhëheqësit rus si “miku” i tij.

Duke folur për CNN, Zelensky ka thënë se është në dorën e presidentit amerikan “se si dëshiron ta quajë Putinin”, por shtoi se “për ne, ai është armik ... për ne, ai është vrasës”.

Në margjinat e një takimi historik trepalësh me liderin kinez Xi Jinping dhe Putinin të enjten, Trump iu referua Putinit si “miku” i tij dhe tha se dy liderët kanë pasur “marrëdhënie të shkëlqyera për shumë vite”, reports the BBC.

Të paktën nëntë persona u vranë nga sulmet ruse që goditën ura në Kiev dhe stacione hekurudhore të premten, disa ditë pasi Ukraina shkaktoi dëme të mëdha në Urën e Krimesë.

Zelensky e cilësoi sulmin me 110 raketa, përfshirë 27 raketa balistike, si dhe më shumë se 400 dronë, si “më të madhin e këtij viti” dhe tha se shkaktoi viktima dhe të plagosur në mesin e civilëve. 

Disa orë pas sulmeve ndaj Ukrainës, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Putini “do ta dëshironte shumë përfundimin e luftës”.

“Që të dy (Zelensky dhe Putini) duan t’i japin fund luftës dhe është një gjë shumë e mirë që unë kam marrëdhënie me ta”, tha ai të premten.

Trump këmbënguli sërish në përshkrimin e tij për udhëheqësin rus si mik, por tha se “nuk mund të flasë” nëse Putini është mik i Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Zelensky tha se, pavarësisht qëndrimit të Trumpit, ai e konsideron Putinin “vrasës”.

“Unë mendoj se, në përgjithësi, për njerëzit në botë, ai është një vrasës, sepse ai po vret – meqë ra fjala – ai vret çdo ditë dhe çdo natë”, tha Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se të flasësh për Putinin sikur ai të jetë një “mik” do të thotë se “ai nuk po ndien presion të mjaftueshëm”.

Përplasja verbale mes tyre po ndodh në kohën kur Polonia fqinje njoftoi se një raketë ruse e lundrimit (Cruise Missile) ishte në mesin e tri objekteve që shkelën hapësirën e saj ajrore në juglindje të vendit, herët të premten.

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se incidenti nuk dukej të ishte aksidental, pasi në atë rajon po zhvilloheshin stërvitje ushtarake të vendeve perëndimore.

Nuk ka pasur të lënduar dhe nuk është raportuar për dëme materiale, por Varshava e cilësoi incidentin si një “provokim” nga Moska.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dënoi “shkeljet e rënda të hapësirës ajrore polake” dhe tha se avionët luftarakë të NATO-s ishin ngritur në ajër si përgjigje ndaj incidentit.

Rusia nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto shkelje, të cilat ndodhën gjatë sulmit masiv të së premtes ndaj Ukrainës.