Pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, vëmendja kthehet te ligat evropiane.
Xhiroja e re e kampionatit anglez sjell përballje interesante, me vëmendjen te dueli i rivalëve historikë.
Liverpool - Manchester United is considered one of the biggest derbies in European football.
Liverpooli të dielën nga ora 17:30 e pret Unitedin, në ndeshjen që takon xhiros së 11-të të Premier Leagues.
Unitedi do të kërkojë rezultat pozitiv nën drejtimin e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.
Pochettino u emërua trajner i Unitedit më 13 nëntor duke e zëvendësuar të shkarkuarin Michael Carrick. Punën e nisi vetëm në mesjavë.
“Djajtë e Kuq” po kalojnë periudhë të vështirë në kampionat. Kanë tetë ndeshje radhazi pa fitore.
Unitedi në total ka një fitore, pesë barazime dhe katër humbje. Ka tetë pikë në pozitën e 18-të.
Me vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e para, Unitedi po përjeton startin më të dobët të sezonit që nga edicioni 1986/87, kur në këtë fazë të kampionatit renditej në fund të tabelës.
Liverpooli ka pesë fitore, tri barazime dhe dy humbje. E zë vendin e katërt me 18 pikë.
Një tjetër ndeshje interesante luhet të shtunën nga ora 18:30 ndërmjet Newcastle Unitedit dhe Arsenalit.
Arsenali është lider me 27 pikë. Newcastle e zë vendin e 12-të me 12 pikë.