Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kos blames musicians for nationalist tune at “Enlargement Forum”

March Kos

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të Forumit të zgjerimit në Bruksel. Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.

Ajo ka thënë se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Kos, duke shtuar se janë të vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë në të kaluarën.

Kos pastaj foli për nevojën për pajtim, por pa harruar të kaluarën.

“Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos.

Në vërejtjen e Kohës se pse për të dytën herë me radhë askush nga Kosova nuk është ftuar në një ngjarje kaq të madhe sa “Forumi i Zgjerimit”, Kos tha se “ky konstatim nuk është i vërtetë” dhe përmendi se si pjesëmarrëse është ftuar Donika Emini nga shoqëria civile.

Read other updates
nationalist song

Melody of Serbian nationalist song against Kosovo at concert organized by the EC in Brussels

Një koncert në Bruksel, i cili ishte menduar të relaksonte atmosferën në prag të “Forumit të...