Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Hajrullahu responds to medical students, warns of the consequences of the boycott

Rector of the University of Pristina, Arben Hajrullahu

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i është përgjigjur kërkesës së Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë për zëvendësimin e sistemit të evidentimit të vijueshmërisë përmes QR kodeve me teknologjinë NFC.

Në përgjigjen e tij, Hajrullahu ka bërë të ditur se sistemi aktual me QR kode është funksional dhe përdoret në disa fakultete të UP-së, duke theksuar se kjo teknologji nuk varet nga lexuesit fizikë, të cilët mund të shkaktojnë probleme teknike.

Sipas rektorit, propozimi për kalimin në NFC nuk merr parasysh numrin real të hapësirave mësimore në Fakultetin e Mjekësisë. Ai ka theksuar se deri më tani, vetëm për këtë fakultet, SEMS ka gjeneruar mbi 200 QR kode, ndërsa zbatimi i sistemit të propozuar do të kërkonte kompjuterë ose laptopë në secilën hapësirë mësimore.

Hajrullahu ka vënë në pikëpyetje edhe koston e këtij investimi, pasi sipas tij, në përllogaritjet e propozuara nuk janë përfshirë zhvillimi i aplikacionit, integrimi me SEMS dhe mirëmbajtja e sistemit. Ai ka shtuar se as teknologjia NFC nuk garanton praninë fizike të studentit, pasi kartelën mund ta përdorë edhe një person tjetër.

Duke iu referuar shqetësimeve të studentëve për numrin e ligjëratave, ngarkesën akademike dhe syllabuset, rektori ka thënë se këto çështje lidhen me organizimin e procesit mësimor dhe jo me mënyrën e evidentimit të vijueshmërisë.

Ai ka theksuar se sistemi eVijueshmëria vetëm regjistron praninë e studentëve dhe nuk përcakton numrin e ligjëratave apo obligimet akademike të tyre.

Në këtë drejtim, Hajrullahu ka bërë të ditur se Departamenti i IT-së dhe zyrat përkatëse të UP-së mbeten të gatshme të shqyrtojnë problemet konkrete gjatë përdorimit të sistemit dhe të bëjnë përmirësimet e nevojshme.

Në fund të reagimit, rektori ka paralajmëruar edhe për pasojat e mundshme të një bojkoti të mësimit, ligjëratave dhe ushtrimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

“Më lejoni të ripërsëris se pasojat e një bojkotimi eventual të mësimit, ligjëratave dhe ushtrimeve do të jenë të pariparueshme. Krahas studentëve bojkotues, në një fazë të mëvonshme pasoja do të ketë edhe për personelin akademik që do t’u jepte vlerësime pozitive studentëve pa u mbajtur mësimi. Këto pasoja mund të përfshijnë jo vetëm përsëritje vitesh apo edhe humbje të së drejtës për të qenë pjesë e UP-së për studentët, por, për personelin akademik, edhe ndalesa financiare dhe masa që mund të shkojnë deri në shkëputjen e kontratës së punës me UP-në”, ka thënë ai.

The Student Council of the Faculty of Medicine has announced that they will continue their boycott of the teaching process.

They have stated that they are doing this to protect the students and the interests of the faculty. 

They have warned that the boycott must continue until the Rectorate accepts the fundamental principle, which according to them is that the Faculty of Medicine cannot be held hostage to unilateral and imposing decisions.