Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Janjic: Serbia saved from neo-fascism

Surroi: Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike, që e themelove. Mirë se erdhe përsëri.

Janjic: Mirë se të gjeta. Edhe ti ke qenë një nga themeluesit

Surroi: Herën e shkuar biseduam hipotetikisht për ndryshimet e mundshme që ndodhën. Çka ka ndodhur pas 25 tetorit. Çfarë është Serbia?

Janjic: Ndodhi fitorja në të cilën askush nuk besonte. Dhe ishte fitore edhe për nga numri i votave, me diferencë prej 300 mijë votash, e që nuk pritej. 
Të gjithë ne që ishim aktivë, e ishim shumë, jo vetëm studentë, në lëvizjen gjithëpopullore, kanë besuar në fitore, dhe qëndronin...

Surroi: Kjo është fitore zgjedhore.

Janjic: Është fitore zgjedhore, bindëse...

Surroi: ...edhe rebelim...

Janjic: ...nga një lëvizje që lindi nga protestat, rebelimi dhe që vetë e vendosi, dhe ky është fenomeni i kësaj lëvizjeje, nuk mund ta krahasojmë me Evropën, ka diçka të përbashkët me Shqipërinë – e këto janë çmim i lartë i ushqimit, standardi i ulët i klasës së mesme dhe klasën e ulët. Më pas, ekonomia e keqe ku rreziqet i barten te të punësuarit, e asgjë te punëdhënësit dhe ndërmjetësit, dhe sigurisht, energjetika e shtrenjtë. 
Këta janë disa nga faktorët që shtyjnë në rebelim në të gjithë botën, dhe ato bënë punë këtu. Por, ky rebelim është specifik sa i përket vazhdimësisë. I trashëgoi të gjitha ato rebelime nga epoka e Covidit, ku policia brutalisht, me kuaj dhe me qen, i ndiqte të rinjtë, kjo ishte ajo një nga pesë milionë, e më pas e provuan me rrugën zgjedhore, shumë gjëra.
Të gjitha këto i kanë bërë disa grupe lokale, për shembull, fronti lokal i Kralevës, ajo është opozita, janë rebeluar presje di për ta. Disa breza u bashkuan. Në ato beteja që i humbëm së bashku, veçanërisht në Serbi, nga viti 1983 deri te Millosheviqi, nga shovinizmi, në vend të reformës erdh shovinizmi, e gjithë kjo u bashkua në një valë të madhe pakënaqësie, në një masë, dhe çka është mirë, jo për revolucione, jo për terror të kuq, siç do të donte Vuçiqi në ikje, por në të vërtetë për një luftë të gjatë për reforma nëpërmjet ndryshimit të institucioneve.

Surroi: E dimë se për çka nuk janë në favor. Kjo lëvizje është e qartë për çka nuk ishte: ishte kundër Vuçiqit, ishte kundër autokracisë, ishte kundër kombinimit të krimit me pushtetin dhe tash duhet të tregojë se në favor të çkaje është.

Janjic: Ky është sekreti i lëvizjes.
Prej kohësh dihej në favor të çkaje është. Dhe nëse mbajmë mend mirë, Vuçiqi u dëbua nga pushteti në momentin e fundit. Vetë e bëri punën. Të fundit atij iu tha të shkonte. Kishte grupe që ishin për zgjedhjet parlamentare, për reforma. Dhe së dyti, nga kjo bollëk iniciativash, lindën programe. Kjo është një lëvizje e quajtur Lista e Studentëve, që ka zhvilluar programe dhe ato tashmë po zbatohen. Ato iu treguan publikut që donte të lexonte teza, është një program prej 560 faqesh.

Surroi: Një profesori më tha së fundmi, se programi për arsimin është 320 faqe i gjatë.

Janjic: Janë të themelta e të përpunuara, tash janë edhe për qeveri, atë hapësirë e kanë parë, kanë shkuar një hap më tej. Te zgjedhjet u zbatua një taktikë që nuk është e pazakontë, sepse është struktura e lëvizjes, është e përzgjedhur, rezultat më i mirë për të gjithë. 
Janë disa formula të përgjithshme kushtetuese, që flet për orientimin për, reformën kushtetuese, legjislative, institucionale, por është shumë e qartë se çka është. Në fazën e parë, si domosdo, se këtë edhe e presin qytetarët, ishte mantra: Serbia apo Mafia.
Lëvizja zgjodhi Serbinë, si shtet i rregulluar që nuk kufizon liri, etj. Lufta kundër mafisë është prioriteti nr. 1. Këtë prioritet e ka kuptuar edhe ana e mundur dhe tash të gjithë po përfshihen sa po munden. Krejt çka flitet tash për arrestimet... Dritani me humor, thotë: “Qeveria teknike tash bën arrestime”. E kjo është e vërtetë. 
Në institucione ka ndodhur rirreshtimi i njerëzve që duan të bëjnë punën e tyre dhe ta respektojnë ligjin. Por aty do të ketë edhe “partizanë” e akuza. Pra, objektivisht, kjo që ndodh është se shteti nuk është ende i institucionalizuar dhe nuk kishte nevojë. Mjaftuan 2 komunikata dhe ky është një fenomen: kur komunikatat vijnë nga studentët në bllokadë, ky bëhet qëndrim zyrtar dhe ata ndikojnë dhe i qetësojnë ndërhyrjet. 
Për shembull, ndërhyrja në ‘Informer” u organizua nga Vuçiqi, nga BIA. Ai që e përkëdhelë apo e rrah drejtorin, Vuçiqeviqin, ai njeri është i “kobrave”, ka qenë në mbrojtjen e afërt të Vuçiqit... aty ishin ‘lojalistët”, një grup më i madh që priste të shkatërronte... njerëzit nuk u bashkuan, por e përdorën, njerëzisht... tragjedinë e Dijana Hërkës. Dhe në protestën kundër “Informerit”, aty u përfshinë edhe ekspertë të njohur për shkaktimin e kaosit që nuk çon askund, për shembull Nogo dhe të tjerë, dështoi në atë çast. Dështoi ideja e tërheqjes se Vuçiqi e kishte pranuar rezultatin, por nuk e përmbushi plotësisht detyrimin e një transferimi paqësor të pushtetit. 
Ideja ishte për t’i krijuar ato shtabet e krizës, që ata të futeshin. Por jo, kjo u ndal. Nuk ka shtabe krize, kjo që po ndodh, po bëhet nga njerëzit nëpër institucione, që kanë të drejtë ta kërkojnë edh enjë rast, se çka bëhet do të shohim...

Surroi: Mbase ndihen të liruar nga shtrëngimi.

Janjic: Ashtu është. Dhe çfarë është organizimi i Lëvizjes, vetëm ta përfundoj, do të shihet në seancën e parë. Dhe kjo është më shumë sesa një lëvizje, në seancën e parë konstituive parlamentare. Lëvizja nuk e ka pjesën kuadrovike, e ka një mekanizëm që tash për tash funksionon për zgjidhjen e ca interesave dhe ambicieve, i kanë edhe përbërjet personale të të gjitha trupave... dihet se parlamenti ka shumë trupa... e kjo do të zgjatet me seancën e punës, ndoshta për një muaj. Seanca e parë e punës, e cila duhet të caktohet e të vendosë edhe për zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet nëpër qytete, pra një sërë zgjedhjesh. Për këtë tashmë ekzistojnë planet, dhe për të përfunduar, në orën 18:00 të 25 tetorit, në rrjetet sociale, beogradasit morëm porosinë: “Lufta për parlamentin ka mbaruar, shkojmë në zgjedhje presidenciale”. Do të thotë se e dinin me përpikëri.

Surroi: Kjo do të thotë që hendikepi themelor, sipas të gjithë atyre që i analizonin se nuk kishin udhëheqje, doli të ishte një përparësi e madhe për ta. Por kjo megjithatë do të thotë se do të ketë një tranzicion të kësaj liste të kësaj lëvizjeje në një lëvizje politike, parti, apo jo?

Janjic: Nga hija gjërat shihen më mirë. Menjëherë e kemi kuptuar se duhet krijuar një mekanizëm ad hoc që i ndjek gjërat nga brenda. Prandaj edhe kemi informacion. Për këtë u shkruan dy libra dhe dy raporte që nuk kanë pretendime. Duke i përcjellë gjërat e kuptuam se zgjedhjet janë kristalizimi i një alternative politike. Tani, veprimi përmes institucioneve do të jetë gjithashtu kristalizimi i marrëdhënieve brenda asaj lëvizjeje, dhe kjo do të jetë gjithashtu një provë e madhe. Nëse kjo kalon, atëherë ata janë gjithashtu një alternativë shoqërore. Nëse ata i ruajnë marrëdhëniet e tyre me mbledhjet e qytetarëve etj., e në favor të kësaj janë zgjedhjet e ardhshme lokale, mobilizimi, energjia e madhe që nëse punojnë në të thatë, shndërrohen në shkatërrim. 
Pra, personalisht pres që këto sfidat e para, siç është Parlamenti, politika e përgjithshme e Serbisë, para së gjithash kthimi te kushtetutshmëria si kriter i rëndësishëm që ndonjë dit do ta sjellë ndryshimin e Kushtetutës, pastaj qeveria me programin e saj... dhe me sa di, mekanizmi për krijimin e qeverisë është si vijon: janë tri pika të rëndësishme brenda organizatës së Lëvizjes, këshillat qytetare, Studentët në bllokadë dhe komuniteti akademik, OJQ-të dhe të tjerët “underground’. Jo të gjitha janë “underground”. Ky ProGlas, mblodhi shumë dokumente. Pikërisht aty u prodhuan të gjitha këto gjetje, të cilat tash po hetohen nga organet hetuese. Madje edhe këto të Macutit, të qeverisë teknike, janë nisur asaj rruge. Dolovac (kryeprokurorja, v.r.) u zgjua. 
Pra, shumë punë janë kryer. Ne gjatë gjithë vitit ishim nën sulm për shkak të ‘non-paperit”, dhe kjo ishte pasojë e ndryshimit të sistemit të bashkësisë së inteligjencës dhe të sigurisë. Kjo ishte baza për konfrontimin apo për margjinalizimin e krimit në një masë të tolerueshme të zhvillimit të shoqërisë.

Surroi: E kemi sinergjinë mes BIA-s dhe mafisë, apo?

Janjic: Pikërisht... nga këndvështrimi i konceptit, dihet se kush çka ka punuar, është një burim i madh dhe pastaj me ndihmën e teknologjisë, i zgjedhin... nga pak u ndihmon dhe IA-ja këtyre që kanë inteligjencë dhe kanë dëshmuar ta kenë inteligjencë të natyrshme, sepse fituan. 
E kur them “ata”, mendoj në ata që do të sundojnë 30-40 vjet. “Skojevistët” e Titos fituan...

Surroi: Pra, Gen-Z...

Janjic: E kam përcjellë se si studenti i vitit të parë të regjisë është shndërruar në autor serioz dokumentarësh dhe merr çmime ndërkombëtare në moshën 21 vjeç. Për ta kjo ka qenë shkollë fantastike. 
Pra, një elitë e re po lind, por ende nuk ka lind, kjo si përgjigje direkte pyetjes tënde. Pres që... dhe kjo varet nga mënyra se si do të sillet opozita, ngase nuk është e pamundur, që për një vit, kur tëvërehen dallimet ideologjike që mund ta pengojnë zhvillimin, të arrihet konsensusi, se e duan shtetin, e jo një mafinë, që do të thotë se mund të ekzistojnë grupet parlamentare. Tash për tash nuk kanë nevojë, se 140 sish funksionojnë sipas mekanizmit të demokracisë së drejtpërdrejtë, por ajo hapësirë është një çështje e brendshme dhe gjithçka varet nga mënyra se si do të organizohet opozita.

Surroi: Si do të vërtetohet se kjo listë është serioze në 100 ditët e saj?

Janjic: Epo, pikërisht në këtë. Në luftën kundër lidhjes së krimit të organizuar, korrupsionit, siç thonë ata, i cili vret, me majën e qeverisë dhe biznesin.

Surroi: Dhe shërbimin sekret...

Janjic: Ka një çështje testuese për këtë. E kemi të ashtuquajturën çështje të pazgjidhur të NIS-it (Industria e naftës, v.r.), e nuk është çështje e pazgjidhshme, me kusht që të hetohet edhe baza e privatizimit.

Surroi: NIS-i është çështja me Rusinë

Janjic: Me Rusinë e Amerikën. Të gjithë e dinë se kjo është pikë e dobët, bëjnë presion dhe e drejtojnë... Vuçiqin e thyenin për këtë çështje, për shkak se ai nuk guxonte të shqyrtonte se cila është baza e vërtetë e pronësisë së Serbisë? Po të dihej kjo, flitet për privatizimin nga 2017-a, atëherë do të dihet saktë nëse Serbia mund ta përdorë vërtet të drejtën për ta shtetëzuar përkohësisht dhe pastaj t’ua shesë amerikanëve. Ndryshe, rusët do t’ua shesin amerikanëve.
Amerikanët nuk janë me nxitim, nuk është një treg i madh për ta kjo kompani, por kanë interes të hyjnë edhe në tregun e derivateve. Së dyti, çka është më lehtë. Të mëdhenjtë i kanë ndarë sferat e interesit në energji, në ato projekte të mëdha. Kjo ka të bëjë edhe me Serbinë për shkak të Danubit, edhe me Kosovën për shkak të mineraleve dhe energjisë. 
Dhe duhet të them se kjo ndarje përkoi disi me kërkesën për zhvillim të qëndrueshëm që mbart kjo listë. Njerëzit kërkojnë punë, të rinjtë duan të punojnë, kështu që disa gjëra janë të dobishme, por këto janë gjëra që do të sjellin rreziqe korrupsioni dhe gjëra të tjera. Prandaj, ne duhet të krijojmë një sistem, është një sprovë, ka punë për të bërë për të gjithë mandatin e qeverisë. Plus stabiliteti financiar, prandaj në ato qarqe kur flitet publikisht, njerëzit që pretendojnë të bëhen pjesë e qeverisë, vetëm ata që u janë qasur vetëreklamimit, sigurisht se nuk do të hyjnë aty... i tillë është mekanizmi...

Surroi: Serbia u gjend në një situatë interesante, ku evropiani më i madh në Serbi ishte Aleksandar Vuçiq dhe që më së shumti e ndihmuan nga BE-ja. Dhe kjo është arsyeja pse BE-ja nuk është më e popullarizuara në Serbi sot.

Janjic: BE-ja..., ti e di se unë e krijova Lëvizjen evropiane në Serbi. Atëherë më duhej ta mundja jugonostalgjinë e Vesna Peshiqit dhe miqve tanë, e të shpjegoja se nuk ka as Jugosllavi, e as qytetarë. 
Lëviza evropiane në Serbi. Hajde të themi se jam për Evropën. Por në këtë pjesë... më vjen mirë që programi i studentëve e përfshin, që jemi në favor të “United Europe” kur t’i vijë radha. Nuk kemi nxitim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk ka arsye, derisa të kemi arritur partneritetin minimal, që është të dimë se cilat janë marrëveshjet e bëra në kurriz të Serbisë. U bënë fatura të mëdha, të mëdha. Pra, Komisioni Evropian nuk mund të sillet, karshi publikut, e besoj se do të piqet edhe në shoqëritë e tjera që pretendojnë të hyjnë në BE. Kurdo që atyre u përshtatet. Si për shembull, kur del një nismë, që mund të jetë e gabuar, si “Open Balkan”, por u bëjnë presion malazezëve. I ndezin shqiptarët e Kosovës me Procesin e Berlinit e ndalim “Open Balkan”. 
Premtonin, të kujtohet, gjatë luftërave se do ta kemi një Plan Marshall. Po ku është ky plan për ish-Jugosllavinë? Nuk ka ekzistuar. Pra, ka shumë premtime kontratash që nuk janë përmbushur. Së dyti, të gjitha anët e Serbisë, e dimë se çka nuk është përmbushur, sepse është në interesin e tyre të përmbushin gjithçka. 
Do të them në një shembull. 2017-tën, politika e pakicave është shkatërruar plotësisht. Ajo që është shkruar në kushtetutë nuk zbatohet në praktikë. Vuçiqi i futi ato aranzhimet korruptive me udhëheqësit e partive. Zgjedhjet e fundit të Këshillave kombëtare ishin luftë midis partive politike, dhe këto nuk janë këshilla kombëtare, dhe u pa. Shefat që kishin mbështetje nga jashtë, hungarezët, siç e shpjegoi bukur Peter Magyar, “kemi para të mjaftueshme, do të qëndrojmë si “Aleanca e hungarezëve të Vojvodinës”. 
Por edhe aty ka ndryshim. Në Listën e Studentëve ka hungarezë nga alternativa më afër politikës se Peter Magyarit. Nuk do të ndryshojë asgjë me shtetin amë, por ka një problem: pakicat udhëzohen që të lidhen me shtetet amë dhe që ngadalë, ai pushtet qendror t’u bëhet garanci, se nëse i ka raportet e këqija, pozitën do ta kenë më të keqe. 
Ky është vetëm një shembull, por në fakt, pakoja tashmë ishte përgatitur dhe këtë e ndali Vuçiqi më 2017. Kjo është Platforma për integrimin e bashkësive nacionale. Kjo neve na krijon bazën për bisedime në Kosovë. Për të mos e zgjatur, ka shumë gjëra të njohura dhe tezës tënde provokuese, me të cilën kanë qenë të njohur e duan ta harrojnë.
Do të përpiqemi me të gjitha edhe publikisht, t’ia kujtojmë Komisionit Evropian detyrimet e tij. Ta pyesim Peter Sorensenin, e vlerësoj si qenie njerëzore dhe gjithsesi por, se çka konkretisht i është premtuar dhe nga kush dhe çka duhet Qeveria e Serbisë të bëjë. Derisa nuk e kuptojmë këtë, mirupafshim!

Surroi: Ishte një situatë mjaft e çuditshme që Bashkimi Evropian mbështeste Vuçiqin dhe në fakt mbështeste Radoiçiqin në zgjatje, sepse nuk mund të kesh sulm në Banjskë dhe pastaj të thuash “Hej, e kemi edhe një plan të rritjes për ju”, pasi e kryet sulmin në Banjskë, hajde t’ju ndihmojnë.
Shkrova disa tekste ku thashë se nuk ka nevojë të nxitohet, me pushtetin e ri, dialogu midis Serbisë dhe Kosovës. Duhet të ekzistojë një periudhë kur të dyja palët duhet të reformohen, evropianizohen, normalizohen. Për Kosovën kjo do të thotë status kandidati për anëtarësim në BE; do të thotë hyrje në Këshillin e Evropës. Për Serbinë, do të thotë fuqizimin dhe pranimin e pushtetit të ri dhe dhënien e besimit atij pushteti. Por, me një çast do të ndodh hapja e një çështjeje apo një tjetër. A do të ishte Radoiçiqi çështja e parë, për nga natyra e çështjeve?

Janjic: Ka kohë që kam thënë se Radoiçiqi është më i fuqishëm se Vuçiqi. Ta shpjegoj më vonë, se është një fenomen paksa i komplikuar për t;’u shpjeguar në tri fjali, por këtë që e thua është pikërisht kjo.
Unë besoj edhe qeveria e re në Serbi do të kërkojë kohë. Mos u nxito që të mos e dimë ndryshe. Nuk jemi në pozitë të barabartë. Kush çka mendon për Kurtin, personalisht, nuk ka rëndësi. E edhe këtë periudhën e menaxhimit të konfliktit Kosova e shfrytëzoi maksimalisht. Dikush thotë ka shumë polici, marrje institucionesh, situatë e re. Njëkohësisht, Kosova nuk është e obliguar me marrëveshje për bashkim, ne e kemi kapitullin 35. 
Zotërinj nga Brukseli, i kam lutur disa, lexojeni kapitullin 35, çka thotë? Njohjen formale. E kemi atë de facto, dhe kemi më shumë se de facto. Të shohim se çka është nënshkruar. Askush nuk mundet ta kontestojë, nëse përnjëmend, siç thotë Ana Bërnabiq a nuk e di kush, është pranuar Marrëveshja e Ohrit, atëherë kemi një situatë të ri për Serbinë.

Surroi: Jo vetëm kaq, Serbia e pranoi, kur u bë pjesë e marrëveshjes për anëtarësim, Serbia e ka pranuar se negocion me territorin të cilin e ka.

Janjic: Kjo nga më 2001. Kur i tha Eurostatit, s’ka më gënjeshtra dhe mashtrime, digjitalizimi na ka mbytur të gjithëve, kush do që të gënjejë, le të shkojë në kafehane 
Nuk është ky problemi. Por në kapitullin 35 shkruan: “kur të arrihet marrëveshja përfundimtare”. Ky i Ohrit mund të mos jetë i obligueshëm, por nëse shkruan “marrëveshje përfundimtare” për rrugën drejt BE-së, atëherë për Serbinë moti është shfaqur një situatë tjetër. Ka për detyrim që brenda tre vjetësh t’i inkuadrojë këto në Kushtetutë dhe ligje. E më pas vjen çështja e njohjes. Kështu thuhet. 
E tash, nëse gjenitë që e kanë shkruar këtë nuk e kanë lexuar Kushtetutën e Serbisë e më pas e kuptuan, kurse studentët e lexuan dhe thonë ja ku e keni çelësin për negociata, se te ne shkruan se Kushtetuta mund të ndryshojë me referendum.
Kur e lexon programin studentor, të gjitha pyetjeve, edhe atyre delikate, ata me mençuri do të thonë se përse duhemi të deklarohemi për diçka që do të ndodhë brenda 3-4 vjetësh... Personalisht mendoj se edhe për palën kosovare kjo është një përkrahje për ta marrë kontratën për bashkim, ashtu që të barazohen pozicionet: kandidati me kandidatin. Qe secila palë ta marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, por nuk mund të bëj lobi.
Pra, Radoiçiqi, më duket këtu e kam thënë para disa muajsh, jam mes atyre që besojnë se është më mirë ta them mendimin, e që më vonë mund ta dëshmoj me dokument... pra për Banjskën pohoj dhe përsëris se ka qenë aksion i përgjuar, se nuk ishte planifikuar të mbaronte, dhe hetimi duhet të tregojë se kush dhe kur e përgjoi. Prandaj është mirë, e këtë e kam thënë që në fillim, që të ketë bashkëpunim të organeve hetimore...

Surroi: Do të thotë ministritë e Drejtësisë të Kosovës dhe të Serbisë

Janjic: Prokuroritë, se Radoiçiqi tashmë e ka pranuar se ka bërë diçka, e më pas e kanë akuzuar për kontrabandë armësh. Rasti u hap, nuk u mbyll, njeriu nuk u ndoq.
E dyta, menjëherë më erdhi ftesa nga një ambasadë e dashur: “Keni të drejtë, por nuk është koha”. 
“E kur do të jetë koha?” 
“Do të vijë”. 
Nga kjo e kuptova, meqë personi nga ambasada është qëllimmirë dhe e kualifikuar, njëmend i adhuroj gratë edhe në diplomaci, se kjo qe porosi serioze dhe se duhej pritur. Koha erdhi. Por jo ndërkohë u shfrytëzua, para së gjithash nga Amerika dhe Britania si mekanizëm i mirë për menaxhimin e situatës. Për ta margjinalizuar ndikimin e atyre dy, edhe Albini e edhe Aca kanë pasur këshilltarë nga Gjermania, dy këshilltarët e atë politikë e posaçërisht atyre francezëve që vizatonin harta e neve na fusnin në harta dhe e quanin menaxhim konflikti. E këtë le ta shpjegojnë Lajçaku dhe Borrelli...

Surroi: Mogherini para tyre...

Janjic: Mogherinin mos ma nguc... ka qenë në pasdiplomike te unë... si të them, e patëm përfshirë që të mësonte diçka, nëpërmjet Marcut, kur e punonim statusin e tri komunave në Mitrovicë, dikur duhet të shndërrohet në qytetin e Mitrovicës, se komunat janë të qyteteve... 
Tash më hutove, mos m’i përmend studentët. Ajo është përgjegjëse për tjetër gjë. Ajo haptazi ka treguar se cila ishte politika e BE-së,e tha: “Nëse njërës dhe palës tjetër i konvenon...” dhe e ndaloi raportimin. Nëse nuk kemi raportim, dhe nëse nuk kemi lehtësim të BE-së për krahasimin e shënimeve, atëherë detyrohemi, dyja palët, e ndonjëherë me qëllim të keq në disa situata, të “pështjellim”. E kjo ka qenë përgjegjësi e saj, e kjo ka qenë politika e BE-së, e nuk është marrë me të. 
Faza më kritike ka qenë ajo kur Borrelli dhe Lajçaku e shpallën menaxhimin e konfliktit dhe kur u futën në të. As kjo nuk është detyra e lehtësuesit. Dhe ta them menjëherë, është e kuptueshme që Gjermania ka qenë gjithmonë e lidhur me burimet e energjisë nga Rusia dhe ajo nuk e ndaloi furnizimin me sanksione. Lëri fjalët. 
Tash është mirë. Nis armëpushimi në Ukrainë, nja 10-20 vjet dhe tung!

Surroi: T’i kthehemi Radoiçiqit. A është ky hapi i parë? Sepse ashiqare ky paraqet problem edhe për Listën e Studentëve. Është një nga figurat kyç të krimit të organizuar.

Janjic: Për Listën e studentëve sikurse për Vuçiqin është “ignore”. Nuk ekziston, nuk jemi përgjegjës për të. 
Pra, nuk ka dyshim që ai vetë e ka pranuar, jo vetëm që i përket botës, madje që e pranoi kontrabandën e armëve, kurse e dimë që ka shumë më tepër se kaq. Thjesht është një sistem paralel. Kjo është diçka që do të hetohet mbi disa baza: mënyra e financimit, nuk do të kalojë lehtë dorëzimi i Zyrës për Kosovën. Paratë janë shpërlarë. Parat në vëllimin që i ka plotësuar nevojat e Vojvodinës. Ku janë paratë? Këtë e kërkojnë qytetarët.
Kur bëhet fjalë për Radoiçiqin, është një fenomen, dhe besoj se është më i fuqishëm se Vuçiqi...

Surroi: Kur flitet për paratë, më kujtohet se bëhej fjalë për një shumë prej 800 milionë në 1 miliard në vit...

Janjic: Ndonjëherë edhe më shumë, Diçka nga buxheti e diçka nga ndërmarrjet publike

Surroi: Vetëm prej buxhetit.

Janjic: Por shih, ajo që është shpërlarë nëpërmjet telekomit, nëpërmjet projekteve...

Surroi: “Srbija put”, “Srbija šume”, etj...

Janjic: Flitet për miliarda, dhe nuk mbesnin këtu. Po të mbesnin, Graçanica do të kishte edhe ndriçim edhe rrugë, kurse veriu i Kosovës ka qenë larëse e parave. Aty u themelua bashkëpunimi që na intereson të gjithëve, për trafikimin e njerëzve.

Surroi: Tash ato para janë diku në Evropën Qendrore.

Janjic: Dihet ku janë ato para. Më së miri e dinë britanikët dhe amerikanët, dhe atë e kanë përfshirë në sanksionet e tyre. Prandaj mund të ekspozohet dhe të gjykohet për Banjskën. Çështja është se a mund të gjykohet më rëndë, për shkak se e ka ndihmuar këtë menaxhimin e konflikti, ku janë vrarë tre njerëz, por situata ndryshoi. Në fakt, e lëshuan që situata të ndryshojë, por do të jetë vështirë që Serbia të mos e ekstradojë në Britani nën akuzën për shpëlarje të parave. 
Pra, e ka një opsion daljeje apo Amerikën. Vuçiqi nuk ka këto opsione, prandaj them se është më i fuqishëm. E dyta, Radoiçiqi në njëfarë mënyre ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, të Kosovës. Ai është një njeri që është i lidhur jo vetëm thjesht me gjëra të pista, por edhe me fqinjët, me disa njerëz me ndikim dhe lobi, prandaj mendoj se roli i Radoiçiqit në Banjskë duhet të shqyrtohet, për të kuptuar, jo se kush e planifikoi, sepse e dimë se një pjesë e atyre njerëzve janë trajnuar nga Rusia... e dimë, tashmë e kanë pranuar, gjykata duhet ta shohë rolin e ushtrisë, kur i lëshon me qira kampet për mbrojtjen civile, për kë, sepse ajo strukturë më vonë u shfaq si pjesë e “Qacilendit”

Surroi: Dhe jo vetëm “Qacilendit”, por disa syresh kishin shkuar në Moldavi e Ukrainë...

Janjic: Kanë shkuar si profesionistë, dhe ky ka qenë problem i madh, problem ndërkombëtar. Kjo duhet sqaruar, për shkak të Serbisë... mund të ndodhë që dikush të zbulonte se Radoiçiqi, dhe nuk do të befasohesha, është aq mjeshtër sa për ta krijuar një Wagner të vogël në Moldavi, por kjo nuk mund të bëhet në emër të Serbisë, nuk mund të jetë me shtetësi serbe. 
Por ai tashmë ka, dhe unë i numërova, disa opsione daljeje. Sa u përket parave që janë mbajtur në “Alta Banka”, më vjen keq, paratë dihet ku janë dhe do të kthehen, do të ketë qenë më i mençur që të mos shqetësohemi për të dhe Veselinoviqin, në esencë, karshi pushtetit të ri, ata paraqesin problem gjyqësie, riorganizimit të BIA-s, ky lloj bashkëpunëtorësh të BIA-s, sidomos përdorimi i tyre kundër popullit, e gjithë kjo, por objektivisht, të gjithë do të ndiqen varësisht nga ajo nëse pajtohen MI6 dhe CIA.

Surroi: Në bisedë me një diplomat evropian javën e shkuar, i cili më pyeti se çfarë po ndodhë në Serbi, desha që në mënyrë të prekshme të argumentoja se kishte rënë një strukturë autokratike, entonacionaliste dhe intervencioniste... Nuk e besoj se do të jetë autokratike... vetëm nëse mbahen kjo strukturë plenumi, e dëshmon të kundërtën e autokracisë. Çështja e etnonacionalizimit nuk është punë që zgjidhet përnjëherë, se ky është brez i rritur në etnonacionalizëm, prandaj ky është një proces më i gjatë dhe çështja e tretë është, në fakt, intervencionizmi në rajon. Kjo besoj do të jetë kryeçështja. Prandaj të gjithë në regjion e shtrojnë këtë pyetje, thërrasin nga Kroacia, e thërrasin Sërdanoviqin se cilat do të jenë raportet me Republikën Sërpska. Çfarë do të jenë raportet me rajonin?

Janjic: E para, kjo që ti... kjo mua njëmend më brengos 
Po e shtroj një hipotezë në bazë të faktit: çka do të ndodhte po të kishte fituar Vuçiqi? Krejt këto që jemi munduar të përkufizojmë, të gjitha qëndrojnë. Aty ka elemente teokracie, të qeverisjes autoritare... në shumë se etnonacizëm, neofashizëm...

Surroi: Pse teokraci?

Janjic: Kur të gjitha i vendos vetë, e kontrollon edhe kishën, është pushtet personal. Ai këto elemente i ka ndërtuar në 18 muajt e fundit, duke manipuluar, duke u përpjekur ta zgjidhte krizën nga perspektiva e Revolucionit me ngjyra. Mund të them se këtë e kurdisën rusët sikurse edhe Janukoviçit, e koha do ta dëshmojë se për ta do ta humbë jetën. E kam lutur, kur e shkrova librin, i thashë do të jesh politikani i parë, shkruaje një libër e përshkruaj se si e humbe pushtetin, duke e zbatuar këtë punën e revolucionit mbi një realitet që atë nuk e duron. 
I ka tërhequr lëvizjet e gabueshme, u kap për njëfarë balone dhe u krijua ky model. Ajo që krijohej nën këto paraushtri, “Qacilendi”, e djathta ekstreme, “Nacionalni stroj”, “Srpska stvar” etj., kjo ka qenë një lëvizje neolotiqian (Lotiq, v.r.), me në krye kryetarin e SNS-së, Vuçeviq, nga Novi Sadi.
Kjo është një strukturë serioze e klubeve burrash...

Surroi: ...neofashizëm i viteve ’30...

Janjic: Neofashizëm, pra. Jam i sigurt se tash e fituam një pushim, marrim frymë, që të provojmë së bashku prej brenda dhe jashtë ta kthejmë Serbinë bile te një “autoritarizëm të kontrolluar nga parlamenti”. Serbia doli nga autoritarizmi, hyri në model totalitar të pushtetit. 
Kjo tash nuk është debat për teorinë, mbase e kam tepruar pak, por e besoj se nuk e kam tepruar duke marrë parasysh nëpër krejt çka kaluam, sepse kjo ideologji moti është larguar nga domeni i etnonacionalizmit. E këta etnonacionalistët e kishin një problem dhe shumë sish u pozicionuan kundër Vuçiqit, dhe e shpallën tradhtar.
Lompari me të drejtë thotë “kemi nevojë për një brez të ri të arsimuar”... po deri kur do të bësh përpjekje për ta ringjallur Qosiqin. Është e pamundur. Pra, faza e nacionalizimit të Qosiqit ka përfunduar. Etnonacionalizmi u bë udhërrëfyes, i udhëhoqi politikat ajo pjesërisht është përfshirë në ato zyrtare, dhe aty ke të drejtë, pajtohemi, por të mos humbim kohë, shumë të rinj e kanë këtë. Por ajo që është trend te ta, ajo që shihet nga ajo që ka mbetur në kor, që e formon opinionin është një perceptim tjetër për nacionalizimin - tash është më shumë folkloriko-globaliste. 
Dhe tash është një pamje krejtësisht ndryshe, por gjithmonë mund të përtërihet fuqia e etnonacionalizmit, që të politizohet e të shndërrohet, nuk po them, fashizëm, por i fituam tri vjet që të provojmë t’i bëjmë institucionet... e kur bëhet fjalë për këto, kinezët thonë: “Jeta ua gjen vendin të gjithave”.
Dihet se si kanë votuar njerëzit në Kosovë për Listën Serbe, si u votua për Vuçiqin, për Listën e Studentëve, se çka kanë bërë në Republika Sërpska. Më duhet të them se kam humbur kohë, se kam vlerësuar se Dodikut duhet dhënë rasti, por para tre vjetësh çova duar nga ai. Ai njeri është humbës, i cili i merr të gjithë në humnerë, se ka humbur në bixhoz Republika Sërpskan. 
E tash, fakti se i ka partnerët në anët boshnjake e kroate, nuk do të futen në shqyrtimin serioz për sundimin e ligjit... disi e kanë më lehtë të jenë nën dominimin, ashtu që përherë dikush ta bartë fajin.
Së fundi më kanë thirrur dhe më pyesin njerëz shumë të afërt me opozitën: “Kur do ta arrestoni Dodikun?” Po pse do të duhej Beogradi ta arrestonte. Beogradi do t’i ndajë shënimet për shtëpinë, se nuk ka tjetër pos shtëpisë. E atë e ka dënuar Alta Banka, se i humbën paratë. Ato para nuk do t’i kthehen, por do t’i kthehen shtetit, sepse i janë vjedhur shtetit. Pra, Serbia s’ka punë me Dodikun. Thonë që e ka shtetësinë. Po mirë, do të shqyrtohet edhe shtetësia. Mund të kesh shumë shtetësi, por nuk mund të kesh shumë të drejta të votës. Është çështje demokracie. Pra, zotëri, Dodiku është problemi i juaj, e mua më vjen keq që ju e humbët rastin që me një riorganizim të Bosnjës ta ruani entitetin, apo të them, tash trendi është regjionalizimi që e pret edhe Serbinë, këto njësitë e mëdha, natyrisht Kosovën me 2 milionë banorë nuk mund ta regjionalizosh... por dua të them se Republika Sërpska vetë ka vendosur, shumica. Ka pasur shumë njerëz prej RS që kanë pasur frikë... në demonstrata ka pasur shumë nga Bosnja e Kroacia... madje është lajmëruar njëfarë tipi që thotë që krejt ai i ka ideuar, e kush në Kroaci s’di gjë për të... po e di, kjo na ka bërë vaki kur ndodhi 5 tetori, shkonin “mjeshtrit” nga Serbia për të mbajtur trajnime se si duhet rrëzuar regjimet... këto janë shfaqje të natyrshme...
Por po ndryshon raporti. Duhet ta kuptojmë që Serbia është në telashe të mëdha, jo vetëm politike po edhe ekonomike, sepse sistemi ekonomik është duke u fundosur. Është shumë vështirë të sigurohen investime serioze pa projekte rajonale. Ja një shembull. Derisa sistemet energjetike të Serbisë e Kosovës nuk lidhen për të vepruar bashkërisht në treg, ne do të jemi pakicë.
Përderisa “Trepça” nuk aktivizohet, me gjasë do ta blinte një kompani multinacionale 
2001-tën, US Steel ka dashur ta blinte “Trepçën” dhe kanë qenë më të interesuar për të sesa për Hekuranen në Smederevë, por arsyetimi për hekuranën ka qenë “Trepça”. Ne na ndali Zoran Gjingjiqi 
Por problemi mbetet i njëjtë. “Trepça” duhet të punojë, nuk mund të mbetet e tillë. Natyrisht, tash është AKP-ja, e besoj është më lehtë, po ka të interesuar, madje është një luftë e ashpër jashtë për “Trepçën”.
Ka kaluar kohë kur Edita Tahiri thoshte, u patëm takuar në një mbledhje të Institutit Aspen, ekspertë të forumit dhe profesorë nga Kosova po punonim rreth bashkëpunimit të mundshëm energjetik. E më sulmoi mua një grua nga Shqipëria, sepse inxhinierët e mi e shfrytëzonin hartën e Bashkësisë Energjetike Evropiane, dhe aty nuk janë kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës, dhe ajo më sulmoi, por nuk ka lidhje... esenca është kjo: se pa bashkëpunim të sektorëve energjetikë të Serbisë, Kosovës, Shqipërisë...

Surroi: Bosnjë e Hercegovinës

Janjic: Ata inkuadrohen në diversifikim, por kjo është linjë, linjë e bashkëpunimit dhe e resurseve. Pra Kosova, e cila edhe në ish-Jugosllavi kishte mbetur prapa 12-14 fish pas nesh, nuk ka arsye të ngecë. Ka investime të mira. E pse është argument për Serbinë në rritje? Për shkak të “Gjerdapit 3”. Serbia do të jetë një nga bashkëpronarët, nuk është e vërtetë ajo që e thotë Vuçiqi... në kuadër të bashkëpunimit me Amerikën, aty janë Rumania, Bullgaria... por kjo mjafton.
Pra, tash, kur ta marrësh atë pjesë të energjisë, rryma e cila prodhohet këtu, dhe kjo është ajo pyetja fenomenale e Edita Tahirit, kur më akuzoi ajo tjetra për serbizëm të madh, i vetmi që qëndronte i qetë ishte një sekretar shteti gjerman, sado që nuk i dua, dhe Edita thotë, “E kam vetëm një pyetje. Po na detyroni të kalojmë në energji të gjelbër, gaz, e ma çka t’ju paguajmë, nëse nuk prodhojmë e nuk e shesim rrymën?” 
Po a nuk ekzistojnë filterë? E ke një bashkëpunëtor që gjithmonë na flet për gazsjellësin deri në Prishtinë i cili kurrë nuk u bë, pra edhe nga kjo që tymon, mund të krijosh gaz për ngrohje. 
Absolutisht e besoj se ky është një rast i mirë për të gjithë ne dhe se këto rrëfime etnonacionaliste do të munden, nëse udhëhiqen...

Surroi: Ky është projeksion i zhvillimit që duhet ta ketë edhe qeveria e re e Serbisë dhe të gjithë të tjerët që do të donin të ndihmonin. Por çështja është qysh të niset renditja e normalizimit të raporteve mes dy shteteve.

Janjic: Nuk ka nxitim, por nuk bën të lihet vakumi. 
Mban mend sa energji kemi humbur vetëm për t’i ruajtur kontaktet mes njerëzve, ndonjëherë me më pak sukses, pra, me këtë rast, u dëshmua... si çdo revolucionar, nuk jam madje i sigurt se kanë hyrë të paparalajmëruar në Kosovë me flamuj... s’ka lidhje, opozita, pushteti dikush përherë ankohet, ishin të mahnitur... disa syresh më thirrën, e më thoshin ja po shëtitemi nëpër Prishtinë, të mahnitur... Po ka njerëz në Prishtinë, bre burrë.
Imazhi që u krijohej në shkollë apo edhe edukatë fetare, jo te të gjithë, do të ketë të tillë, pse jo, liria... Më kujtohet kur i sillnim nga Kosova fëmijët e frikësuar në Beograd, dhe ndodhi diçka... kjo ishte qeveria e parë e Gjingjiqit... ndodhi njëfarë proteste e “Otporit”... kjo formë e komunikimit... ka zgjatur gjithë kohën, prandaj mendoj se demokratizimi gradual i bashkësisë serbe këtu, që lë përshtypje prapambetjeje brenda hapësirës shqiptare në Kosovë, me një parti dominuese, me një monopol që mbështetet mbi një përzgjedhje të bërë nga dikush në Beograd se kush është serb i mirë e kush jo...

Surroi: Frikësimi nga BIA, etj.

Janjic: E gjithë kjo, dhe të gjithë këtë e kuptoj, por kur flasim për BIA-n, ajo nuk do të ndalet së punuari. E punët që i ka kryer, le t’i kryejë ndaj të huajve, e nëse serbët duhen hetuar, le të merret edhe me ta. Por serbet e Kosovës, janë bashkëkombës dhe me ta e zhvillon dialogun me fjalë të ngrohta. Siç thoshte Nazif Gliva, kur kandidohej për prefekt, e nëse kjo s’bën, merre qysqinë. 
Qysqia është motivimi – paratë, ndihma, por kjo duhet të bëhet në pajtim me ligjet e Kosovës dhe Serbisë, se ky është detyrim yni ndërkombëtar. Dua ta them, se ky problem është i zgjidhshëm. Barrën më të madhe momentalisht e bartë Lista Serbe, e cila hyri në koalicion, e komplikoi situatën, por u zgjidh problemi i krizës institucionale.

Surroi: Lista Serbe në fakt ka qenë gjithmonë zgjatimi i politikës serbe. Disa njerëz praktikë përherë kanë thënë se: “Nuk jemi autonomë në vendimmarrje. Po që i përfaqësojmë serbët e Kosovës, por duhet ta dëgjojmë Beogradin”. Kur të ndryshojë, siç u ndryshua Beogradi, si do të sillen ata?

Janjic: Nuk ka ngjizje të pafajshme. Duhet kthyer në fillim, ku kam marrë pjesë edhe unë. Ne besonim, si “Aktivna Srbija”, e cila ekzistonte atëherë, se na ngufatën nëpërmjet Kosovës, me dy manovra të BIA-s. Pra, nga humbjet do të mësosh, lërë këtë punën e fitoreve, mund të kënaqesh me to... pra, kur përgatiteshin zgjedhjet shumëpartiake 2013-n, organizata e parë që ishte regjistruar kishte qenë “Aktivna Gradjanska Inicijativa”, të cilën e kemi përkrahur, dhe kjo nuk ka qenë ekspoziturë e “Aktivna Srbijas” partisë së portokalltë, apo gjelbër majtistë, ka mbijetuar aty disi me njëfarë forme. Kjo udhëhiqej nga njerëz seriozë, siç ishte Vukoje Vukojeviq, drejtor i atëhershëm i fabrikës “Lola Ribar”. E çka ndodhi. Kur nisëm të punonim, posa na afrohej një gazetar, na hidhnin kokteje molotovi... na i digjnin veturat... Lista Serbe e cila po krijohej!
E Vuçiqi më flet për bashkëpunimin, unë vij në Leposaviq, e hapim një zyrë, se Jabllanoviqi ka tepricë zyrash, dhe e vendosë tonën pranë tijes. Por me gjasë djali nuk paska qenë i informuar dhe na e djegë si flamurin e partisë ashtu edhe të Serbisë.
Pra, Lista Serbe është ndërtuar si instrument i centralizimit të pushtetit të Serbisë. E ata duhen të jenë të vetëdijshëm për këtë, se veprimtaria e tyre nuk ka qenë lokale. Njëmend, një ditë duhen të flasin si njerëz, nëse njëmend është dashur të maltretohej edhe fizikisht Vukojen ashtu që të merrej fabrika? Po hajde e mbyllët, po çka ndodhi me fabrikën Lola Ribar? Pra, krejt përgjigjet në fund do të jepen se nuk kanë të bëjnë vetëm me politikën. 
Lista Serbe nuk ka qenë monopolizuese vetëm e hapësirës politike, por edhe ekonomike. Të kujtohet monopolizimi i Marrëveshjes së Washingtonit, kur “Lake Trump” u shndërrua në dy-tri vila dhe asgjë tjetër? I vetëdijshëm është edhe Jovanoviqi, se ua kanë luajtur lojën. 
Këtu sistematikisht shkatërrohej... siç quhej filmi... “Si më shkatërruan sistematikisht idiotët”. Kjo pikërisht i ndodhi bashkësisë serbe, kurse këta idiotët, u treguan shumë inteligjentë, patën përkrahje të madhe. Ishin instrument i BIA-s, të kapitalit të madh dhe u bëmë të mëdhenj. Prandaj për këtë mund të marrin përgjegjësi Radoiçiqi dhe të tjerët. E dyta, nëse brenda bashkësisë serbe këtu, e di që kjo është shumë e vështirë, shumë janë në tranzicion, për shembull, pjesëtarët e sektorit të organizatave joqeveritare në veri komandojnë konventën nacionale në Serbi. Shikoje reformën, nuk dimë gjë, e vëllai i tij është këshilltar i Veselinoviqit.
Njerëzit tash mendojnë se erdhi 1945-a, më kujtohen ato fotografitë nga Parisi, nga filmat, nuk mora pjesë aty ani që me moshë do të mundja, kur përfundoi e amerikanët po hynin e gjenerali nuk do që ta shkatërrojë Parisin, dhe i sheh me mijëra pjesëtarë të SS-it që dorëzohen, pra nuk është kjo ajo kohë. Të rralla ishin shtyllat, e rëndësishme, të luftës për një Serbi më ndryshe, për shembull portali Kossev, të rrallë, të rralla OJQ-të.
Përnjëherë një OJQ bëhet grup politik, shkon në zgjedhje dhe dështon. Krejt kjo është e natyrshme, por më duket se krijohet një hapësirë e re, e po krijohet, nuk janë më komandantë e komisarë nga Beogradi. Kjo nuk do të thotë se SNS-ja nuk do të provojë që ta krijojë një parti këtu. Nuk do ta ketë përkrahjen që e pasur deri tash, dhe kjo është mirë. Pra, nuk mundet e gjitha të kufizohet në dy elemente: Rashiqi me një deputet dhe Lista serbe me të gjitha monopolet, por kjo është çështje edhe e demokratizimit të Kosovës. Prandaj duhet bashkëpunimi, dhe besoj se më së shëndoshi është aty ku kjo nuk ka ekzistuar, kultura, sporti... e gjithë kjo u shkëput në emër të statusit... teatri serb në Beograd rri aty, në vend se të jetë tjetërkund. Bashkësia serbe ende vetes nuk ia ka ndërtuar një qendër, formalisht është Graçanica...
Kjo do të shkojë shpejt, nëse të mëdhenjtë i lejojnë të vegjlit që të merren vesh për normalizimin.

Surroi: Çka duhet të bëjë Kosova? Çka duhet të bëjë Qeveria e Kosovës?

Janjic: Kosova është një krijesë specifike... tash kur shkoj në Kroaci, më tepër i ngjet Kroacisë për shkak të asaj heshtjeje kroate. pata rastin të bisedoja me miq të ndryshëm... tallem me ta, kur dua t’i nevrikosë, u them se janë trashëgimtarë të Tugjmanit e Millosheviqit... këta të Rugovës s’janë, ju jeni më specifikë, diçka si Bosnja... 
Përse heshtja? Unë them se kur Kroacia hesht, diçka po zihet. E ata kur heshtin, i zgjidhin gjërat përbrenda sepse e kanë një konsensus të përgjithshëm për kombëtaren, ka konsensus... dhe kjo qetësia me të cilën opozita e këtushme e duroi dhe kalkuloi me zgjedhje të reja flet për një lloj stabiliteti dhe një lloj korrupsioni social. Ju duhet dinamikë. Se a ju duhet si kjo e jona, nuk do ta rekomandoja.
Se si do të shkojë, është punë marrëveshjeje, respektimit të rregullave... Gjykata juaj Kushtetuese është shembull për ne se si duhet të duket GJK-ja...

Surroi: Çka duhet të bëjë Kosova karshi pushtetit të ri në Serbi? Cilat janë gjestet që mund t’i bëjë?

Janjic: Nuk e besoj se duhen gjeste, por e besoj do të ishte korrekte të thuhej, ne jemi këta, dhe presim që në bazë të kësaj të ndihmojë, që ta ndihmojë veten që ta bëjnë një balancë se çka është reale... secili do të fsheh një copëz për veprim, por mjafton kjo.
E ka mekanizëm. Ju keni ditur shumë më shumë, ekipi juaj negociues, dhe në media, por është një mekanizëm, bëhet, kur t’i vijë koha, që Qeveria të dalë në Kuvend e të thotë: “Kjo është e trashëguar”, e nuk kanë nevojë të dalin publikisht për të thënë se çka do të bëjnë për këtë trashëgimi, por do të ndihmonte shumë, nëse, për shembull, më në fund, qeveria e Kosovës do të dilte e të thoshte edhe ne jemi në favor të zgjidhjes së kërkesave të ndërsjella kompensimi. Ata në BE heshtin çështjen e suksesionit. E di pse e refuzuan nacionalistët në Serbi, Serbia do të humbë shumë, por statusi i pronave që i ka bartë BE-ja te institucionet e Kosovës, është problematik nga aspekti i denacionalizimit të papërfunduar në pronë private; e dyta, bartjen pa bazë ligjore, e di atë spin-offin... ato nuk kthehen, por duhet të gjendet baza... nuk do të mundemi të dyja palët t’i mbulojmë pensionet, sigurimet shëndetësore e sociale të të gjithëve, edhe të atyre që kanë punuar në ndërmarrjet serbe etj., kurse BE-ja nuk ka fond as për normalizimin.
Pra, mirë do të ishte po qe se do të bëhej një përllogaritje sa do të kushtojë normalizimi, e Beogradi do ta bëjë këtë dhe do t’ia tregojë evropianëve dhe do të bënin shumë, po qe se do ta krijonin atë që nuk e kanë, legjislacionin për pakicat.

Surroi: Çka do të ndodhte nëse së bashku, dy qeveri, apo tri a pesë qeveri, do të pajtoheshin që të hapeshin të gjitha arkivat e luftës e që u përkasin personave të zhdukur me dhunë. Sepse, e gjithë kjo çështja e të zhdukurve që nga Kroacia, Serbia, Kosova, Bosnja është çështje shumë e dhimbshme për të gjitha këto shoqëri dhe është e paimagjinueshme që pas gjithë këtyre vjetëve nga lufta ende ekziston çështja e të zhdukurve. Një nga këto gjeste do të ishte që të takoheshim për të zhdukurit me hapjen e arkivave.

Janjic: Të vdekurit i tërheqin të gjallët nga këmbët... e nëse këtë nuk e kupton, duhet ta marrësh përgjegjësinë. 
Besoj se kjo është njëra nga linjat e bashkëpunimit. Këtë e kemi biseduar edhe në Zagreb – hajde më në fund, edhe pse nuk mundet përfundimisht, ta zgjidhim. Çka ndodh me të zhdukurit, çka ndodh me varrezat masive. Po shihe tash situatën me Zagrebin. E di që ju kërkoni, bile një diplomat i tyri u shpall spiun këtu, Vulini e dëboi, nëse ai është spiun atëherë unë jam Mata Hari, s’është me rëndësi... ai vetëm e kishte pyetur njëfarë gjenerali në praninë time, e këtë BIA e kishte përgjuar, se ku gjenden varrezat masive. E ai i kishte thënë, a e dini ju që ushtria nuk ka harta të fushave të minuara, nuk mund t’ju ndihmojmë as me këto. E çfarë lidhje kanë minat dhe të zhdukurit në rastin e Kroacisë, edhe po të kishte harta, ato janë paraushtri dhe të ngjashme... pra janë aty ku nuk i keni hequr minat.
Kështu u thashë vëllezërve nga Kroacia, trashëgimtarë të Tugjmanit, i keni 50 milionë parash amerikane për çminim që nuk i keni shfrytëzuar. Hajde t’i bashkojmë; çminimin dhe ekipet e përbashkëta nëse duhet, dhe të gjitha informatat e kujtimet se ku janë varret masive.
Tashmë këtu janë bërë disa, dhe ideale do të ishte po të bëhej me ekipe të përbashkëta që tashmë ka ekzistuar në të shkuarën, te revizioni i Reçakut... këtu tashmë ka ekspertë. Besoj se kjo është çështje shumë e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet ashtu që njerëzit, serbë e shqiptarë, të dinë se ku i kanë të vdekurit... natyrisht atë që ia kam thënë Ramushit edhe ty, unë gjyshin tim nuk e tërheq. Ne serbët do t’i lëmë eshtrat pranë Deçanit kur të kthehem një ditë dhe kur të mos jetë Sava aty...
Por të them, ky është një çast i rëndësishëm, e nëse kjo lidhet e nuk politizohet, që dikush si Velko Odalloviqi të mos udhëheqë qe 30 vjet a sa kohë ekziston ai ekip, por që njëmend të punohet, por edhe që të ndërlidhen me shënim të dukshëm... është kulturë kujtimi, e nevojshme dhe ndryshe nga kjo e luftës
Janë metodologjitë e njëmijë aktivitete, kjo është një punë që duhet ta bëjmë ashtu që të lirohen së paku brezat tanë që e kemi provuar dhe i njohim mekanizmat, por objektivisht, nga kjo çështje duhet të mbyllet ashtu që të shkohet drejt bashkëpunimit për zhvillim.

Surroi: Po i afrohemi fundit. Vitin tjetër pritet që Mali i Zi ta nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim në BE. Çfarë domethënie do të ketë kjo për të gjithë ne tjerët?

Janjic: Ua uroj gjithë të mirat. Shkoni në BE, por kuptoni se është pikëpyetje e madhe nëse do të pranoheni, por do të përparoni më shpejtë e do të jeni më të fuqishëm, nuk ka dilemë, me kusht që i ndalni ato lojërat, na duhet bashkëpunimi me Malin e Zi e me Kosovën... nëse e shikojmë është trekëndësh bashkëpunimi. Neve na duhet një vetëdije se ne jemi periferia dhe se ky bashkëpunim me resurset vetjake na e ngrit rejtingun, e sa i përket statusit, le të na tregojnë malazezët se çfarë temperature ka uji, e iu bashkohemi për disa vjet pa nxituar.

Surroi: Me statusin e tyre na lënë të gjithë të tjerëve në periferi.

Janjic: E dimë këtë, por kjo loja... nëse dikush e ka menduar këtë ka qenë Mogherini, e kjo kohë ka kaluar. Ajo së paku e ka thënë haptazi “Nëse doni në Evropë, duheni këto t’i përmbushni. Nëse nuk doni, kush s’çan kokë”. Kështu ka qenë.
Po ti e di se sa nisma janë rrëzuar e prishur, por këto janë lojëra interesi. Është mirë që Mali i Zi të hyjë, nëse hyn në atë termin. E tash basti, nëse hyn Maqedonia a Serbia, nuk çon kandar. Sepse në fund është anëtarësimi në BE.
Hajde të paramendojmë. E bënë marrëveshjen për normalizimin dhe e lidhën sistemin energjetik: do të hyjnë në Evropë para Maqedonisë... Kosova do ta mbërrij Evropën më shpejt me Serbinë sesa pa Serbinë dhe anasjelltas.

Surroi: Nëntori i 2027-s. Sërish po bisedojmë ti dhe unë. Unë të pyes qysh janë punët në Serbi, e ti çka më përgjigjesh?

Janjic: Çka konkretisht?

Surroi: Po të pyes si do të duket Serbia një vit më vonë?

Janjic: Më pyet për revolucionin?

Surroi: Po të pyes si do të duket Serbia tash një vit?

Janjic: E kam të qartë. Pas fitores zgjedhore, festimit të demokracisë dhe hapave të parë për një vit e besoj se Serbia do të jetë më stabile, që sigurisht do të ketë një politikë të re shtetërore, që do të punojë në strategjinë e New Dealit, dikush thotë ‘rilindjes’, dikush ‘rimëkëmbjes’, ky është ai koncepti i Irlandës pa të cilin nuk shkohet në BE. Është projekt i qartë për atë se çka janë prioritetet e brendshme, energjetika ushqimi, dhe në bazë të kësaj më pas e udhëheq politikën e jashtme me një koncept krejt ndryshe të politikës.
Serbia atëherë do t’i ketë qartësisht mbikëqyrësit shumë të fuqishëm në lëvizjet qytetare, OJQ-ve, atyre që kanë marrë pjesë por nuk duan të futen në pushtet dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të përhershëm. Dhe, pas një viti, do të flasin për Kosovën “skojevistët e Titos” që do ta mbajnë pushtetin 30-40 vjet... tashmë po i identifikoj dhe po i nuhas, porse luftuan për këtë... dikush i ngjet Lola Ribarit e dikush dikujt tjetër, pra Serbia do të jetë ndryshe. Absolutisht më ndryshe. 
Sa shumë do të na duan në BE, derisa të funksionalizohen investimet në energjetikë, deri kur do ta kuptojnë se nuk mund ta marrin litiumin, sepse ia kanë huq, sepse nën litiumin shtrihet hidrogjeni i bardhë... askush nuk u ka thënë. Më lehtë është që të bëhen shpime në Jadar që është aty e të bëhesh edhe me ujë të ngrohtë për bujqësi – kjo është ajo që e kërkon ky që do të jetë në qeveri, luftëtari për Jadarin, e ndërkohë e lërë jadaritin se është problematik dhe i shtrenjtë, të del më lirë. Këtë moti e kanë kuptuar ata që kanë satelitë, kinezët dhe amerikanët, që qëndronin të qetë përderisa ne thyheshim për jadaritin... pra nuk do të ndodhë projekti Rio Tinto, por mund të jetë hidrogjeni i bardhë, sigurisht do të bëhen “hubet” për prodhimin e energjisë nga Danubi, hidrogjeni, e kemi edhe biohidrogjenin, e besa edhe Kosova e ka... këta do të jenë projektet e para, për të cilat flasim në imagjinatë. Serbia tashmë është përhapur në përpjekjen për energji diellore, Koreja e jugut është përfshirë. Aty është arritur një marrëveshje, nuk e di si qëndron puna në Kosovë, mes fuqive të mëdha Amerikës dhe Rusisë, që do të vendosin. Rusia do të mbetet me ndikim, por do të bëhet gjithçka që të mos përfshihet në BIA, le të shkojnë kur kanë qejf, por jo në BIA. 
Me siguri Serbia do ta zgjidh çështjen e shtetësisë, dhe të përkufizojë se çka është pakica e çka pakica e re, këta janë emigrantët që duhen të kenë të drejta, se situata që e kemi, rusët në ikje të përkohshme në Serbi e me pesë parti në zgjedhje, kjo më nuk kalon te serbët, qind për qind.

Surroi: Gjithmonë është kënaqësi biseda me ty. Faleminderit. Shpresoj se do të kemi mundësinë ta vazhdojmë këtë bisedë në rrethana më të mira

Janjic: Po e di si? Ne jemi të rinj, dhe përherë, ditë më ditë, bëhemi më të mirë. Faleminderit ty!