Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti i vitit 2027 u miratua në Qeveri pas afatit ligjor, i përcaktuar më 31 tetor sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike. Ai ka akuzuar ministrat për abuzim me ligjin dhe Kushtetutën.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se viteve të kaluara, kur ndonjë komunë e miratonte buxhetin komunal pas afatit ligjor, Qeveria nuk e përfshinte atë komunë në buxhetin e përgjithshëm.
“Në raste të tilla, buxheti i asaj komune duhej t’i nënshtrohej veçmas procedurave të miratimit në Qeveri dhe në Kuvend. Është e papranueshme kjo nëpërkëmbje e ligjit nga LVV-ja dhe sejmenët e saj. Është mjerim politik të shohësh 20 ministra të mbledhur për të miratuar buxhetin, të cilët, ndonëse janë të vetëdijshëm se po bëjnë shkelje ligjore, nuk guxojnë të hapin gojën për ta konstatuar për shkelje”, ka shkruar ai.
Sipas tij, me këto sjellje, kjo nuk është Qeveri dhe këta nuk janë ministra.
“Këta janë një grup abuzuesish me ligjin dhe Kushtetutën”, ka shkruar ai.
The government submitted the 2027 Draft Budget to the Assembly on Monday, which executive officials said was submitted within the legal deadline.
At a meeting held on Monday, Prime Minister Albin Kurti announced that the budget for next year amounts to 4.27 billion euros. According to him, it includes infrastructure projects, wage increases and social schemes.