Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Ekonomi

Paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës, ZRRE-ja nis takimet bilaterale me palë nga 4 prilli

Rryma - ZRRE - ulja - fatura e rrymes

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se do të mbajë takime bilaterale me palët e interesit nga 4 prilli deri më 10 prill.

Sipas njoftimit, në takim do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së, dhe palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ dhe do të jepen përgjigjet ndaj komenteve.

Deri më tash, komente në ZRRE kanë dërguar 396 qytetarë, tetë organizata, katër biznese, katër operatorë energjetikë, një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe presidentja e vendit.

Zyra e Presidencës së Kosovës pati kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë prej 15 për qind dhe në komentet dorëzuar pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në ditën e fundit të afatit, ky institucion e ka propozuar largimin e TVSH-së prej 8 për qind nga faturat e energjisë elektrike.