Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar se në kuadër të sezonit auditues 2023/2024 është duke realizuar auditimin e performancës për projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit –
Leshak”.
Me këtë auditim thuhet se do të vlerësohet nëse ndërmarrja publike “Infrakos”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministria e Ekonomisë kanë qenë efikase në menaxhimin e këtij projekti.
“Për shkak të rëndësisë së këtij projekti, implikimeve të larta buxhetore si dhe vonesave në funksionalizimin e kësaj linje hekurudhore, procesi i auditimit po ashtu do të vlerësojë procedurat e kontraktimit si dhe kostot tjera”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.
Për realizimin e këtij projekti buxheti i planifikuar thuhet se është në vlerë mbi 208 milionë euro nga huamarrja dhe grantet ndërkombëtare.
“’Infrakos’ është ngarkuar për kthimin e mjeteve dhe interesit kreditor në vlerën mbi 7 milionë euro. Shpenzimet e faturave të paguara deri në fund të vitit 2023 arrijnë vlerën mbi 83 milionë euro. ZKA-ja vlerëson se është me interes ekonomik e social për vendin dhe shoqërinë auditimi i procesit për realizimin e Projektit ‘Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak’”, thuhet në njoftim.
-
ZKA: Mashtrime në cilësinë e betonit për hekurudhën Fushë-Kosovë–Mitrovicë
-
Auditori gjen se ndërtesave në Prishtinë iu shtuan kate përtej kushteve
-
Ish-ministri Pal Lekaj dënohet me tre vjet e tetë muaj burgim edhe në rigjykim
-
Pal Lekaj dënohet me burgim edhe në rigjykim
-
Mirëmbajtja e autostradave, Auditori: U pagua më shtrenjtë e s’pati konkurrencë të drejtë