E-sports

Ndalet rryma në Rio gjatë turneut të madh të CS:GO

CS:GO

Është ndalur rryma në Rio de Janeiro, kështu që është ndërprerë shkurtazi përballja e CS:GO mes ekipeve MOUZ dhe Ence.

MOUZ po kryeson 1:0 me mapa, ndërsa te mapi i dytë është ENCE duke kryesuar 5:1.

“Aktualisht po përballemi me mungesë të energjisë elektrike në arenën ku po mbahet faza Legends e IEM Rio. Po punojmë ta zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i kthehemi transmetimit”, ka shkruar ESL, organizatore e turneut në Twitter.