Ekipi kosovar në CS:GO, District12, është eliminuar nga turneu “CCT South Europe Series” qysh në fazën e kualifikimeve të mbyllura.
District12 u eliminua në ndeshjen e dytë të grupeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLojtari “redhawK” u kap duke mashtruar (në gjuhën e CS:GO ‘cheater’) në ndeshjen ndaj ekipit grek WLG.
District12 e kishte humbur lojën e parë ndaj “Zero Tenacity” 1:0 në harta. Ndërsa të tretën e humbi automatikisht.
Përveç “redhawK”, pjesë e District12 nga Kosova janë edhe “rinory” e “makazze”. “Mugiwara” është nga Kazakistani, ndërsa “marrrcKUN” nga Gjermania.
Ekipi është regjistruar se vjen nga Kosova.