Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
E-sports

CS:GO, BNE-ja mposht ekipin serb

Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin serb iNation në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

Në ndeshjen e parë të grupit, BNE-ja fitoi 19:17 pas shtesave në hartën “Inferno”.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, por në fund, ekipi kosovar ia doli të fitonte.

Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire (Turqi) dhe Voyvoda (Bullgari), nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale.

Voyvoda e mposhti më herët Eternal Firen.

Në përballjen mes Voyvodas dhe BNE-së, ekipi bullgar triumfoi bindshëm 16:4 në "Inferno".

Edhe CS:GO, Bad News Eagles shkatërron ekipin rus Aurora E-sports CS:GO, Bad News Eagles shkatërron ekipin rus Aurora

BNE-ja do ta luajë ndeshjen vendimtare për ta kaluar grupin më vonë sot. 

Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore.