E-sports

CS:GO, BNE-ja mposhtet në finale të turneut në Melbourne

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles, humbi 2:0 të dielën në finale të turneut ESL Challenger të mbajtur në Melbourne.

BNE-ja u mposht nga ekipi spanjolli Movistar Riders me 2:0 në harta. Movistar triumfoi 16:10 në “Anubis” dhe 16:13 në “Ancient”.

BNE-ja si e dyta ka fituar 20 mijë dollarë, ndërsa Movistar i ka fituar 50 mijë dollarë si dhe është kualifikuar në turneun ESL Pro League Season 18.

BNE-ja më herët të dielën mposhti 2:1 në gjysmëfinale ekipin australian Grayhound.