Platforma e famshme e gamingut për fëmijë Roblox ka njoftuar për planet që të lansohet edhe në konzolat e Sony PlayStation, raporton BBC.
Roblox ka më tepër se 60 milionë lojtarë në ditë, sipas firmës, por është përballur me kritika për moderim jo të mirë të përmbajtjes.
Roblox ka bërë të ditur se do të jetë në dispozicion në PlayStation 4 dhe PS5 në tetor të vitit 2023.
Më herët platforma mund të shfrytëzohej për të luajtur vetëm nëpërmjet kompjuterëve apo telefonave dhe në Xbox.