Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles do të luajë sot në kuadër të turneut “RES Adriatic League Season 2” me ekipin kroat “beers”.
Ndeshja do të luhet nga ora 17:00.
Në rast të triumfit në këtë përballje atëherë në çerekfinale do të përballet me fituesin e duelit mes ekipit Zero Tenacity dhe ekipit serb Jake Bube.