E-sports

“Bad News Eagles” fiton ndaj ekipit G2

Ekipi kosovar në “CS:GO”, Bad News Eagles e ka mposhtur një nga ekipet më të mira në botë, G2, në kuadër të Majorit të Parisit.

Në hartën “Ancient”, BNE triumfoi me rezultat 16:13, në një rikthim nga disavantazhi i thellë në fillim.

Aktualisht, BNE-ja ka një fitore dhe një humbje dhe në këtë turne do të përballet me një ekip që ka të njëjtin rezultat aktualisht.

Majori i Parisit është ndër më të mëdhenjtë. Aty jepen 1.25 milionë dollarë për ekipet e para.