E-sports

Bad News Eagles e nisin keq Majorin e Parisit

Bad News Eagles e ka nisur në mënyrë më të keqe Majorin e Parisit.

Të shtunën pasdite, ekipi shqiptar u mposht nga ENCE në hartën “Vertigo”.

ENCE triumfuan 16:9.

Ishte kjo ndeshja e parë e BNE-së në Majorin e Parisit, që e nisi nga “Legends Stage”.

Në anën tjetër, ENCE luajtën tre ndeshje në fazën e parë. I fituan të tria për të kaluar në "Legends Stage".  

BNE-ja do të ketë edhe një ndeshje sonte. Do të luajë kundër G2 Esports pas orës 22:00.