Bad News Eagles ka pësuar humbje 2:0 me harta ndaj ekipit ukrainas NAVI, duke u eliminuar kështu nga turneu Major në Rio de Janeiro në lojën CS:GO.
Bad News Eagles është ndalë në fazën Legends të turneut në Rio, duke mos arritur të kalojë në fazën Champions.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaqitjen në fazën Legends e ka mbyllur me bilanc prej 1 fitore e tri humbje.
Të dielën bëri senzacion duke e mposhtur 2:1 FaZe Clan, ekipin numër një në renditje botërore dhe fituesin e Majorit të fundit në Antwerp.
Por, nuk arriti të bënte senzacion edhe ndaj NAVI-t.
U mposht në mapin e parë Ancient bindshëm 16:3, në mapin e dytë Nuke pësoi 16:9.