Ekipi kosovar në videolojën CS: GO, Bad Ne]s Eagles, ka pësuar edhe humbjen e dytë në fazën “Legends” të Majorit të Rios.
BNE-ja pas humbjes 16:8 nga Spirtit, pësoi 16:7 nga Ence.
Sot nga ora 17:30, do të përballet me klanin numër një në botë në CS:GO, FaZe.
Është një përballje për mbijetesë të BNE-së në fazën Legends.
FaZe po ashtu në Legends Stage ka bilanc prej dy humbjeve nga dy përballje.
Fituesi i turneut në Rio do të marrë 500 mijë dollarë.