Hulumtuesi Ramadan Ilazi ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës ekziston zgjidhja për Asociacionin e komunave serbe dhe se Qeveria mund ta çojë përpara atë, derisa sqaroi vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi dy marrëveshjet mbi asociacionin.
Sipas tij, frika për Asociacionin që po promovohet, është e gabuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Frika për Asociacionin që po vazhdon të promovohet është gabuar, nuk po themi se nuk duhet shikuar me kujdes. Për shembull, kompetenca ekzekutive e Asociacionit në planifikim urban dhe rural do të kishin qenë me pasoja shumë serioze për organizimin dhe uniformitetin e Kosovës dhe ne kemi precedentë, e kemi marrëveshjen për gjyqësorin për integrimin e policisë që e njeh uniformitetin e institucioneve publike të Kosovës. Prandaj është gabim të thuhet që asgjë nuk është pajtuar derisa gjithçka të pajtohet”, ka thënë ai.