DESKU

Maliqi: Janë krijuar shumë iluzione te qytetarët për pozitën e Kosovës

Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se janë krijuar shumë iluzione të gabuara te qytetarët për pozitën e Kosovës karshi perëndimit.

Maliqi në ‘’DESK’’ të KTV-së u shpreh se këto iluzione mund të kushtojnë shumë

‘’Përshtypja ime është se në shoqërinë kosovare janë krijuar shumë iluzione për botën e jashtme. Janë krijuar mendime iluzioniste se Kosova mundet vet, që Kosova mund të presë. Koha nuk po punon për Kosovën, rrezikojmë të mbesim në limbo si disa shtete të tjera. Ajo shtysa e perëndimit deri këtu na ka pru. Kosova nuk mundet me dalë pa disa vendime të vështira. Është përgjegjësia e politikanëve dhe e shoqërisë civile për ta përgatitur opinionin për këtë punë dhe jo me gënjy me rrëfime se gjithçka do të jetë mirë me liderë të drejtë e jo të korruptuar. Këto iluzione kanë me na kushtuar shumë’’, deklaroi Maliqi.