Trazirat e janarit të vitit 2021 në Washington DC nga protestat e mbështetësve të Presidentit Donald Trump, kanë rikthyer vëmendjen e kritikëve drejt një libri që duket sikur i ka parashikuar ato.
Fjala është për romanin “Rrëfenja e shërbëtores” i shkruar nga autorja kanadeze Margaret Atwood dhe i botuar më 1985, por ngjarjet e të cilit zhvillohen diku më 2005.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjashmëritë mes këtij romani dhe ngjarjeve të nxitura nga Donald Trump në Washington DC, janë diskutuar në emisionin CODEX të KTV-së, nga studiuesja e letërsisë, Meliza Krasniqi, teksa ka bërë përqasje mes botës distopike të “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe aktualitetit politik në SHBA.