CODEX

Si i nxorrën shqiptarët letrat nga burgu i Nishit duke i fshehur në karrocë invalidësh

 

I burgosur në burgun e Nishit pas demonstratave të vitit 1981, Bajram Kosumi ka treguar se si i burgosuri tjetër, Xhavit Nuhiu nga Presheva, ia kishte nxjerrë letrat me poezitë e tij nga burgu, duke i fshehur ato në rrotat e karrocës së tij invalidore.

Këtë histori, Kosumi e ka treguar në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për letërsinë e burgut, gjini letërsie kjo për të cilën Kosumi ka botuar edhe një studim monografik të titulluar “Letërsia nga burgu: kapitull më vete në letërsinë shqipe”.