CODEX

Biblioteka Kombëtare synon të rihapet pas mbylljes nga pandemia

 

E mbyllur që më 15 mars 2020 për lexues, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, synon të rihapet teksa po rinis viti i ri shkollor dhe viti i ri akademik.

Drejtori i saj, Fazli Gajraku, ka për emisionin CODEX të KTV-së, se po shohin mundësitë e rihapjes duke iu përshtatur kushteve dhe masave të pandemisë së virusit COVID 19.