ÇA KA 3

Adhuruesi i flaktë i “Elita 5”, i di rreth 40 këngë të grupit

Këto janë vetëm disa prej 40 këngëve të grupit Elita 5 të cilat Arti i di. 13-vjeçari që nga mosha 2-vjeçare filloi t'i dëgjonte këngët e grupit Elita 5. Emrin e ka Art, por kështu nuk e njohin në qytetin ku ai jeton. Si në shkollë, ashtu edhe në lagjen e tij, të paktë janë ata të cilët e thërrasin në emër, pasi shumë prej tyre e thërrasin Elita 5. Elita 5 thotë se është grupi i tij i preferuar, por cili nga anëtarët e këtij grupi është i preferuari i Artit? Të freskëta në memorien e tij i ka emocionet me grupin në fjalë kur me ta ishte takuar për herën e parë në Prizren.

T’i takojmë idhujt është ëndërr e gjithsecilit, por të këndojmë në një skenë me ta, shpeshherë mund të duket e pamundur. Por jo edhe për Artin, pasi po të njëjtin emocion, ai e përjetoi disa vjet më parë. Mes këngëve të vjetra e të reja të grupit, Arti tregon se cila është kënga e tij e preferuar. Në bluzat e Artit, ajo që bie në sy është ndryshimi i emrit të grupit nga Elita 5 në Elita 5+2.

Me kujtime nga fëmijëria rrëfehet edhe babai i Artit, i cili bashkë me të, është një nga dy prej fansave më të mëdhenj të këtij grupi. Babai i Artit mes tjerash rrëfen për kohën kur Arti kishte kënduar për herë të parë një ndër këngët e grupit Elita 5. Madje, ai thotë së kënga “Allkapone” ishte kënga e cila bëri që Arti të pranohej në kopsht. Fakti se Arti është fansi më i madh i këtij grupi është i njohur edhe jashtë kufijve. E këtë ata e kuptuan në momentin kur Artin edhe në bregdetin shqiptar e njihnin si Elita 5. Këtë lidhje edhe më të fortë e bëjnë takimet që ata realizojnë me njëri-tjetrin.

Pos tjerash, babai i Artit rrëfen se çdoherë kur Arifi dhe anëtarët e tjerë të grupit janë në Prizren, e ftojnë Artin për t'u takuar, e shpesh bëjnë edhe foto. Të imagjinosh se fëmija yt mund të jetë fans i po të njëjtit grupit sikurse yti, mund të konsiderohet fat. Të tillë e konsideron edhe babai i Artit veten, aq më shumë kur ata këndojnë bashkë këngë. Se nuk e kanë problem të vishen me rroba të Elita 5, e thotë edhe babai i Artit.

Madje, ai tregon se cila ngjyrë e bluzave u mungon, e të cilat planifikojnë së shpejti t'ia shtojnë koleksionit. Krejt në fund, Arti ka një pyetje për vokalistin e grupit të tij të preferuar, Arif Zyberi.