Triumfi në Kupën e Botës sjellë shumë përfitime për futbollistët. Por pranimi i kilogramëve të domateve me peshën që e ke, është padyshim dhurata më e pazakontë.
Por, këto dhurata iu dhanë mesfushorëve të Spanjës, Fabian Ruizit dhe Gavit, kur ata u kthyen në vendin e tyre, pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2026.
Kjo dyshe është nga qyteti Los Palacios y Villafranca, që është në jug të Sevillas dhe ka popullsi më pak se 40 mijë banorë.
Ruizi i Paris Saint-Germainit, i cili ishte titullar në finalen ndaj Argjentinës dhe Gavi i Barcelonës, i fituan medaljet e arta. Por, ata u pritën me nderime edhe nga qyteti i tyre i lindjes, ku të pranishëm ishin edhe një numër i madh i tifozëve.

Për ta nderuar arritjen e tyre, që të dy u peshuan fillimisht për ta përcaktuar numrin e kilogramëve të cilët ata do ta pranojnë.
Edhe
Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike të Botërorit
Ruizi pranoi 85 kilogramë domate, ndërsa Gavi 68.5 kilogramë.
Zyrtarët e atij qyteti kanë thënë se “kjo është shenjë dalluese e qytetit për t’i nderuar sportistët e mëdhenj”.
Ish-futbollisti i Spanjës, Jesus Navas, ishte i pranishëm po ashtu. Ai u bë lojtari i parë nga ky vend që e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.
Navasi dhe Ruizi kishin pranuar dhuratë me domate edhe kur Spanja triumfoi në Evropianin e vitit 2024.
Pavijoni sportiv i qytetit është emëruar pas Navasit dhe Ruizit, ndërsa fushat e futbollit do të emërohen me emrin e Gavit, si nderim për të arriturat e tyre.
Edhe
Befasi në formacionin më të mirë të Kupës së Botës
“Për më shumë, do të promovohet edhe ndërtimi i një monumenti që i dedikohet tre kampionëve nga Los Palacios”, thuhet në komunikatën e këshillit të qytetit.
“Në këtë mënyrë, këshilli i qytetit dëshiron që t’i nderojë tre sportistët përjetësisht, të cilët përfaqësojnë krenarinë e gjithë qytetit të cilët me trajektoren e tyre sportive dhe njerëzore, janë bërë modelë për disa gjenerata të fëmijëve dhe të rinjve”.