Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse lojtarët kanë këpucë futbolli rozë në Kupën e Botës?

kupa e botes

Ishte një kohë kur këpucët e futbollit kishin vetëm një ngjyrë – të zezë.

Por kjo ndryshoi në çerekun e fundit të shekullit të kaluar. Këpucët ishin në ngjyra të shumta, ndërsa markat më të mëdha janë përpjekur të dallohen nga turma.

Në Kupën e Botës 2026 gjërat duket se janë kthyer në vendin e tyre. Sërish dominon e njëjta ngjyrë, vetëm se këtë herë është rozë, shkruan BBC.

Kombëtarja e Meksikës para ndeshjes kundër Afrikës së Jugut | Foto: AP

Arsyeja kryesore është sepse markat më të shitura globale, Nike, Adidas dhe Puma, kanë prodhuar këpucë me stil të ngjashëm dhe ngjyra të ngjashme për ngjarjen kryesore.

Kjo ishte e dukshme në ndeshjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Shumia e lojtarëve kishin këpucë me ngjyrë rozë të ndezur. 

Në të kaluarën Nike, Adidas dhe Puna kanë preferuar kryesisht dizajne më të thjeshta bardh e zi. Por këtë verë janë përqendruar rreth dallimit nga turma, përmes ngjyrave të guximshme dhe të gjalla.

Edhe Pse i hoqi Ronaldo pas pjesës së parë këpucët e veçanta? Botërori 2026 Pse i hoqi Ronaldo pas pjesës së parë këpucët e veçanta?

Lojtarët tani janë shumë më të hapur për të mbajtur këpucë ekstravagante, krahasuar me të kaluarën. 
Po ashtu ngjyra rozë është në kontrast më të mirë me të gjelbërën e fushës. Ajo bie në sy pavarësisht nëse e shikoni ndeshjen në televizor, në stadium apo në telefon.

Këpuca rozë shfaqet nëse shikoni klipe me lëvizje të ngadalta, ose nëse shikoni futboll nën dritat e reflektorëve. Pra është më e dukshme.

“Por ironia mund të jetë se me kaq shumë prodhues që kanë vendosur për ngjyrën rozë, ndoshta është më e vështirë që modelet e tyre të bien në sy”, shkruan BBC.

Pamje nga ndeshja hapëse e botërorit: Meksika - Afrika e Jugut (2:0) - Foto: AP