Portieri 43-vjeçar, Craig Gordon, është përfshirë në ekipin e Skocisë për Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi i Skocisë, Steve Clarke, publikoi të martën skuadrën prej 26 lojtarësh për Botërorin që nis më 11 qershor.
Gordon është në mesin e tre portierëve të ftuar.
Gordon do të bëhet lojtari i dytë më i vjetër në historinë 96-vjeçare të Kupës së Botës, nëse do të paraqitet në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Portieri i Egjiptit, Essam El Hadary, ishte 45-vjeçar kur luajti në Kupën e Botës 2018.
Edhe
Veteranë si asnjëherë më parë në Kupën e Botës
Gordon është pjesë e klubit skocez, Heart of Midlothian.
Për Skocinë nga viti 2004 e tutje ka zhvilluar 83 ndeshje.