Joachim Klement me plot sukses kishte parashikuar fituesit e tri Botërorëve të fundit, Gjermaninë në vitin 2014, Francën në vitin 2018 dhe Argjentinën në vitin 2022. Për këtë Kupë të Botës ka parashikuar se fituese do të jetë Holanda, kanë shkruar të enjten mediumet e njohura botërore.
Holanda e kërkon trofeun e Botërorit për herë të parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI ka humbur tri finale, në vitin 1974, 1978 dhe 2010 nga Spanja.
Në të tria finalet, Holanda ka pasur gjeneratë të suksesshme të futbollistëve, por sivjet do të jetë fituese sipas Klementit, që me profesion është matematikan.
“Herën e parë isha i befasuar kur Gjermania u bë kampione bote në Brazil, sepse të gjithë ekspertët kishin thënë që asnjë përfaqësuese evropiane nuk kishte fituar Kupë të Botës në Amerikën e Jugut”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se merr për bazë disa arsye, ndër to edhe të ardhurat financiare të një shteti, infrastrukturën, numrin e popullsisë, statusin e futbollit në shoqëri, pozitën e përfaqësueseve në ranglistën botërore e disa aspekte të tjera.
Dhe ky model i përdorur nga Klement, ka dalë i suksesshëm në tri edicionet e fundit të Kupës së Botës.
Ai ka parashikuar se Holanda do ta mposhtë Spanjën në gjysmëfinale, para se të fitojë ndaj Portugalisë në finale.
Sipas Klementit, Portugalia do ta eliminojë Anglinë në gjysmëfinalen tjetër.
Derisa Klementi ka qenë i saktë në të kaluarën, ai i paralajmëron të tjerët që të mos i marrin parashikimet e tij seriozisht.
“Kjo është irracionale”, tha ai. “Është sikur të luash lotari. Unë gjithmonë them që askush të mos vendos bast në bazë të parashikimit tim se kush do të jetë kampion i ardhshëm bote. Është sikur ta hedhësh monedhën. Mund të parashikosh se do të bjerë koka katër herë rresht, dhe kjo mund të ndodh. Por, kjo nuk të garanton se do të ndodh sërish”.
Holanda e mban rekordin për finale të humbura në Kupë të Botës, tri gjithsej, por asnjëherë nuk ka triumfuar.
Holanda e udhëhequr nga Ronald Koeman e nis Botërorin më 14 qershor kundër Japonisë, ndërsa në Grupin F do të përballet edhe me Suedinë dhe Tunizinë.