Shpëtimtari Merino e dërgon Spanjën në gjysmëfinale
Mikel Merino u inkuadrua në lojë në fundin e ndeshjes dhe shënoi tjetër gol për Spanjën. Dhe me golin e Merinos, mesfushorit të Arsenalit, Spanja e ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Spanja e mposhti Belgjikën 2:1 në ndeshjen shumë të vështirë, që u zhvillua të premten mbrëma në Los Angeles.
Tani në gjysmëfinalen e 14 korrikut do të përballet me Francën.
Fabian Ruiz shënoi për 1:0 në të mirë të Spanjës në minutën e 30-të, ndërsa Charles De Ketelaere në minutën e 41-të, realizoi për 1:1.
Spanja ishte dukshëm më e mirë në këtë ballafaqim dhe tentoi më shumë. Por, ishte Merino që u inkuadrua në minutën e 86-të dhe shënoi dy minuta më vonë, për golin e fitores dhe avancimin në gjysmëfinale të ngjarjes globale.
Merino e shfrytëzoi gabimin e portierit Senne Lammens, që nuk e priti gjuajtjen e fuqishme të Pau Cubarsit.
Lammens e zëvendësoi portierin e parë, Thibaut Courtois, që pësoi lëndim dhe u pa me lot në sy teksa doli nga fusha.
Për Merinon ishte goli i dytë në këtë Kupë të Botës dhe ishte vendimtar për herën e dytë po ashtu. Me golin e mesfushorit 30-vjeçar, Spanja e mposhti edhe Portugalinë 1:0 në 1/8 e finales së Botërorit. Merino në atë ballafaqim ishte inkuadruar në minutën e 85-të, ndërsa golin e fitores e kishte shënuar në minutën e parë të kohës shtesë.
Pas rezultatit 2:1, Belgjika u hodh në sulm me gjitha forcat dhe pati mundësi të arta shënimi. Por, nuk e shënoi golin e barazimit dhe u eliminua.
Superxhokeri i De la Fuentes shënon sërish
Mikel Merino u inkuadrua në minutën e 86-të ndërsa dy minuta më vonë realizoi për 2:1.
🚨🚨 MIKEL MERINO GIVES SPAIN THE LEAD IN THE 88TH MINUTE! IT'S HIM ONCE AGAIN!
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) July 10, 2026
Spain 2-1 Belgium.https://t.co/310I2Uaz9ipic.twitter.com/ldVGkEBzL1
Merino ia siguroi fitoren Spanjës edhe ndaj Portugalisë në fundin e ndeshjes.
Courtoisi lë fushën me lot në sy
Një lëndim i pësuar në pjesën e dytë ia ka pamundësuar portierit Thibaut Courtois vazhdimin e ndeshjes.
Portieri i Real Madridit u zëvendësua në minutën e 70-të dhe është parë me lot në sy.
VIDEO:
Courtois is Crying pic.twitter.com/O3QFECSr9L
Pjesa e dytë nis me raste
Spanja e ka nisur më mirë pjesën e dytë dhe është në kërkim të golit të epërsisë.
Ka rrezikuar dy herë me Lamine Yamalin dhe Dani Olmon.
Belgët u kundërpërgjigjën me një rast në minutën e 55-të, por nuk e konkretizoi me gol.
Maxim De Cuyper gjuajti fuqishëm në pjesën e jashtme të portës.
Pjesa e parë mbyllet baras
Pjesa e parë e çerekfinales mes Spanjës dhe Belgjikës është mbyllur 1:1.
Fabian Ruiz realizoi për Spanjën në minutën e 30-të, ndërsa Charles De Ketelaere shënoi për Belgjikën në minutën e 41-të.
Spanja kishte më shumë raste për shënim, por e konkretizoi vetëm një gol. Belgjika ishte konkrete. Shënoi me gjuajtjen e parë në kornizën e portës.
Belgjika barazon rezultatin
Atëherë kur më së paku pritej, Belgjika ka barazuar shifrat ndaj Spanjës. Charles De Ketelaere realizoi me kokë në portën e portierit Unai Simon, në minutën e 41-të.
Simon mposhtet për herë të parë në këtë Kupë të Botës.
Spanja kishte iniciativë të madhe, por pësoi gol.
Ruizi kalon në epërsi Spanjën
Spanja ka kaluar në epërsi me golin e Fabian Ruizit.
Ruizi, që në këtë ndeshje e ka zëvendësuar Pedrin, shënoi me gjuajtje nga afërsia. Topin e kthyer nga gjuajtja e Dani Olmos, Ruizi e ktheu në gol të epërsisë.
Goli u shënua me gjuajtjen e parë në kornizën e portës, pas 30 minutave lojë.
A ishte penallti për Spanjën?
Alex Baena dhe lojtarët e tjerë të Spanjës kanë kërkuar penallti në minutën e 13-të të ndeshjes.
Pas gjuajtjes së Baenas, u pa prekje me dorë nga qendërmbrojtësi i Belgjikës, Nathan Ngoy.
Por, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Michael Oliver, tha se gjithçka është e rregullt dhe e vazhdoi lojën.
Dhjetë minuta lojë, pa gola e me iniciativë të Spanjës
Kanë kaluar dhjetë minuta lojë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Belgjikës, që po luhet në “SoFi Stadium”, në Los Angeles.
Ende nuk është shënuar asnjë gol, por Spanja e ka pasur iniciativën në fillim të ndeshjes.
Publikohen formacionet zyrtare, befasi tek ekipi i Spanjës
FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Belgjikës.
Te Spanja ka befasi. Vendin e Pedrit e ka zënë Fabian Ruizi.
Te Belgjika në formacionin titullar është kthyer mesfushori Kevin De Bruyne.
Formacioni i Spanjës:
Unai Simon, Porro, Laporte, Cubarsi, Cucurella, Ruiz, Baena, Rodri, Olmo, Yamal, Oyarzabal
Formacioni i Belgjikës:
Courtois, Mechele, De Cuyper, Castagne, Ngoy, De Bruyne, Tielemans, Raskin, Trossard, Doku, De Ketelaere