Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Unai Simon - Muri i pakalueshëm i Spanjës

1 muaj më parë / 6 kor 2026 23:48
Unai Simon

Portieri spanjoll, Unai Simon, nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë Kupë të Botës.

Të martën ai bëri disa pritje vendimtare, përfshirë një rast para portës për t’i mohuar golin Ronaldos. 

Ai mund të jetë çelësi i vazhdimësisë së Spanjës në këtë turne.

Martinez e Fernandez të dëshpëruar pas eliminimit

1 muaj më parë / 6 kor 2026 23:46
Roberto Martinez

Përzgjedhësi Roberto Martinez dhe mesfushori Bruno Fernandes kanë komentuar eliminimin e hershëm të Portugalisë nga Kupa e Botës. Të kanë thënë se janë të dëshpëruar pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori.

“Portugezët mund të jenë krenarë për këtë skuadër dhe këta lojtarë. Është vërtet për të ardhur keq. Goditëm edhe traversën. Mendoj se e meritonim ta çonim ndeshjen në kohën shtesë. U mbrojtëm mirë. Po luanim kundër një prej ekipeve favorite për të fituar Kupën e Botës. Ndoshta na mungoi vetëm pak fat. Fati nuk ishte në anën tonë sot, por ishte një ndeshje shumë e barabartë”, ka thënë Martinez.

Edhe Bruno Fernandes ndan mendimet e tij.

“Sigurisht që jemi të trishtuar. Erdhëm këtu me një qëllim: t’i fitonim të gjitha. Fatkeqësisht, nuk ishim në nivelin tonë më të mirë. Mendoj se sot luajtëm më mirë në pjesën e parë, por në të dytën bëmë të njëjtin gabim: u mbrojtëm shumë thellë në fushë, duke ua lënë topin atyre. Kur ndodh kjo, herët a vonë do të pësosh gol. Përgëzime Spanjës, ata kanë cilësi, por mendoj se po të kishim vazhduar të luanim si në pjesën e parë, mund të kishim arritur një rezultat më të mirë”, është shprehur Fernandes.

Luis de la Fuente vlerëson zëvendësuesit

1 muaj më parë / 6 kor 2026 23:41
spanja

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vlerësuar lart lojtarët që u inkuadruan në pjesën e dytë në fushë ndaj Portugalisë.

Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente

Dyshja ia siguroi fitoren e madhe 1:0 Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

“Lojtarët e rëndësishëm janë ata që hyjnë nga stoli. Merinos i kam thënë se duhet të luajmë si gjithmonë. Roli i tij është të mbështesë mesfushën dhe sulmuesit. Me të, synonim t'i jepnim skuadrës ritmin dhe energjinë e nevojshme. Kontributi i lojtarëve që hynë nga stoli ishte i shkëlqyer, por këtë kemi në dispozicion, pasi zotërojmë 26 lojtarë të një niveli shumë të lartë”, ka thënë përzgjedhësi i Spanjës.

 

Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit nga Botërori

1 muaj më parë / 6 kor 2026 23:25
Cristiano Ronaldo

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shpërthyer në lot pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Portugalia u eliminua nga Spanja në Kupën e Botës, që pritet të jetë i fundit për Ronaldon.

Ronaldo ka thyer disa rekorde gjatë paraqitjes për herë të gjashtë në Kupë të Botës.

Mbyllet Botërori për Ronaldon, Spanja në çerekfinale

1 muaj më parë / 6 kor 2026 23:04
ron

Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente

Dyshja ia siguroi fitoren e madhe 1:0 Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Ndeshja e një të tetës së finales u zhvillua të hënën mbrëma në Arlington të Teksasit.

Torres lëshoi një top të shkëlqyer për Merinon, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia për t’ia siguruar Spanjës avancimin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Me golin e shënuar në minutën e 90-të u vendos edhe Derbi Iberik.

Ronaldo me Portugalinë u paraqit për herë të gjashtë Kupën e Botës. Me shumë gjasë paraqitja të hënën, do të jetë edhe e fundit për Ronaldon në Botëror.

Ai kishte thënë para ndeshjes se do të tërhiqet pas Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë dinamike dhe me raste shënimi.

Spanja e nisi më mirë ndeshjen.

Sulmuesi Mikel Oyarzabal në minutën e tetë u gjend përballë portierit Diego Costa, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portë.

Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 12-të nëpërmjet Cristiano Ronaldos. Gjuajtja e fuqishme e Ronaldos u prit nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Vendimtar me pritje ka qenë edhe portieri i Portugalisë, Diego Costa.

Në minutën e 16-të priti dy gjuajtje. E ndali gjuajtjen e Lamine Yamalit e më pas edhe të Alex Baenas.

Rast të mirë në minutën e 31-të pati edhe Dani Olmo, i cili nuk qëlloi portën, ndonëse ishte në situatë të mirë për gol.

Gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës së Portugalisë.

Pas dominimit të plotë të Spanjës në fushë, Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 37-të. Në dy rastet, të Joao Feelixit me kokë dhe Cristiano Ronaldos më këmbë, u pritën nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Portugalia u shfaq edhe njëherë e rrezikshme. Në minutën e 41-të Nuno Mendes me devijim të Pedro Porros, qëlloi traversën.

Ishte njëherësh rasti i fundit në pjesën e parë.

Edhe në pjesën e dytë rastet nuk munguan. 

Në minutën e 56-të, Portugalia bëri zëvendësim të detyruar. Nuno Mendes u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Portugalia pas golit të pësuar në minutën e 90-të, tentoi disa herë për të barazuar rezultatin. Por pa ia dalë mbanë dhe kështu, portugezët eliminohen herët nga Botërori, të cilin e synonin për ta fituar.

Spanja në epërsi

1 muaj më parë / 6 kor 2026 22:55
spanja

Spanja ka shënuar gol në minutën e 90-të. Golin e epërsisë 1:0 ndaj Portugalisë e shënoi zëvendësuesi Mikel Merino.

Ai shënoi me asistim të Ferran Torresit.

Edhe dhjetë minuta lojë, rezultati mbetet baras

1 muaj më parë / 6 kor 2026 22:47
Ronaldo

Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri në fund të kohës së rregullt të ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës.

Rastet nuk i kanë munguar si portugezëve ashtu edhe spanjollëve, por rezultati ende mbetet i pandryshuar, 0:0.

Një orë lojë, asnjë gol i shënuar

1 muaj më parë / 6 kor 2026 22:24
port

Ka kaluar një orë lojë, por nuk është shënuar ende asnjë gol.

Ndeshja për avancim në çerekfinale të Kupës së Botës ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës po luhet në Arlington të Teksasit.

Portugalia bëri një zëvendësim të detyruar.

Nuno Mendes u largua në minutën e 56-të nga fusha për shkak të lëndimit. Në vend të tij hyri në fushë Nelson Semedo.

Shumë raste, por asnjë gol në pjesën e parë

1 muaj më parë / 6 kor 2026 21:54
Pjesa e pare

Shumë raste shënimi patën Spanja dhe Portugalia gjatë pjesës së parë. Por asnjëra përfaqësuese nuk arriti t’i konkretizoj rastet e krijuara.

Spanja e nisi më mirë ndeshjen.

Sulmuesi Mikel Oyarzabal në minutën e tetë u gjend përballë portierit Diego Costa, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portë.

Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 12-të nëpërmjet Cristiano Ronaldos. Gjuajtja e fuqishme e Ronaldos u prit nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Vendimtar me pritje ka qenë edhe portieri i Portugalisë, Diego Costa.

Në minutën e 16-të priti dy gjuajtje. E ndali gjuajtjen e Lamine Yamalit e më pas edhe të Alex Baenas.

Rast të mirë në minutën e 31-të pati edhe Dani Olmo, i cili nuk qëlloi portën, ndonëse ishte në situatë të mirë për gol.

Gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës së Portugalisë.

Pas dominimit të plotë të Spanjës në fushë, Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 37-të. Në dy rastet, të Joao Feelixit me kokë dhe Cristiano Ronaldos më këmbë, u pritën nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Portugalia u shfaq edhe njëherë e rrezikshme. Në minutën e 41-të Nuno Mendes me devijim të Pedro Porros, qëlloi traversën.

Ishte njëherësh rasti i fundit në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në Dallas, në kuadër të 1/8 të finales të Kupës së Botës.

Portugalia i afrohet golit, Mendes qëllon traversën

1 muaj më parë / 6 kor 2026 21:44
Mendes

Portugalia është shfaqur edhe njëherë e rrezikshme.

Në minutën e 41-të Nuno Mendes me devijim të Pedro Porros, qëlloi traversën.

Portugalia shfaqet e rrezikshme

1 muaj më parë / 6 kor 2026 21:40
Ronaldo

Pas dominimit të plotë të Spanjës në fushë, Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 37-të. 

Në dy rastet, atë të Joao Feelixit me kokë dhe Cristiano Ronaldos më këmbë, u pritën nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Minuta e 31-të, Olmo gjuan jashtë

1 muaj më parë / 6 kor 2026 21:34
Dani Olmo

Futbollisti i Spanjës, Dani Olmo, nuk qëlloi portën në minutën e 31-të, ndonëse ishte në situatë të mirë për gol.

Gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës së Portugalisë.

Dy pritje të mira nga portieri i Portugalisë

1 muaj më parë / 6 kor 2026 21:18
diego

Portieri i Porrugalisë, Digo Costa, ka qenë vendimtar në minutën e 16-të. Ai priti dy gjuajtje të futbollistëve spanjollë.

Në rastin e parë priti gjuajtjen e Lamine Yamalit, ndërsa priti edhe gjuajtjen e Alex Baenas.

Ronaldo shfaqet i rrezikshëm në minutën e 12-të

1 muaj më parë / 6 kor 2026 21:16
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka regjistruar gjuajtjen e parë në portën e Spanjës.

Ronaldo gjuajti fuqishëm në minutën e 12-të. Por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Spanjës, Unai Simon.

Oyarzabal humb rast të mirë shënimi

1 muaj më parë / 6 kor 2026 21:15
Mikel Oyarzabal

Sulmuesi i Spanjës, Mikel Oyarzabal, ka humbur rast të mirë shënimi në minutën e tetë.

I gjendur përballë portierit Diego Costas, Oyarzabal gjuajti jashtë portës.

Spanja është shfaqur më e rrezikshme në dhjetë minutat e parë të ndeshjes së 1/8 të finales të Kupës së Botës.

Ronaldo udhëheq Portugalinë, Yamali Spanjën

1 muaj më parë / 6 kor 2026 19:46
Ronaldo

Portugalia dhe Spanja do të përballen në Arlington të Teksasit, në ndeshjen që është e vlefshme për avancim në çerekfinale të Kupës së Botës.

Për ndeshjen që nis nga ora 21:00, përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez dhe ai i Spanjës, Luis de la Fuente, kanë publikuar formacionet startuese.

Sulmit të Portugalisë do t’i prij superylli, Cristiano Ronaldo, kurse një prej tre sulmuesve te Spanja është Lamine Yamal.

Ronaldo është 41-vjeçar, kurse Yamal 18-vjeçar. Të dy janë yje në përfaqësueset e tyre.

Do të jetë hera e parë që përballen Portugalia dhe Spanja pas finales së Ligës së Kombeve të vitit të kaluar.

Portugalia e fitoi finalen në penallti pas barazimit 2:2, duke ia mohuar Spanjës trofeun e dytë rresht të garave të UEFA-s, pas titullit të Evropës në vitin 2024.

Ishte disfata e fundit për ekipin e drejtuar nga Luis de la Fuentes, që është në seri prej 34 ndeshje pa humbje.

Formacioni i Portugalisë: Diogo Costa, Ruben Dias, Renato Veiga, Joao Cancelo, Nuno Mendes, Bruno Fernandes, Joao Neves, Vitinha, Cristiano Ronaldo, Joao Felix, Pedro Neto

Formacioni i Spanjës: Unai Simon, Pedro Porro, Aymeric Laporte, Pau Cubarsi, Marc Cucurella, Alex Baena, Rodri, Pedri, Dani Olmo, Lamine Yamal, Mikel Oyarzabal.