Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham
Anglia e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Norvegjisë për vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Në orët e para të së dielës, Anglia fitoi 2:1, pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Jude Bellingham është hero i Anglisë. Ai i realizoi të dy golat.
Andreas Schjelderup e kaloi në epërsi Norvegjinë në minutën e 36-të. Ai shënoi supergol.
Kur pritej që Norvegjia ta fitonte pjesën e parë, Jude Bellingham shënoi për 1:1. Ai realizoi në minutën e dytë shtesë. Por goli u vlerësua kundërthënës më pas, pasi topi kishte goditur një kabllo të kamerave kur ishte goditur nga portieri norvegjez. Më pas anglezët realizuan aksion dhe barazuan.
Pjesa e dytë u dominua thuajse plotësisht nga Norvegjia.
Norvegjezët luftarakë shënuan gol që u anulua për faul dhe më pas goditën traversën. Shifrat megjithatë nuk ndryshuan.
Kështu ndeshja shkoi në vazhdime. Dhe menjëherë në minutën e tretë të vazhdimit të parë, Bellingham e shënoi golin e gjysmëfinales. Ai në fakt përfitoi nga një top i kthyer nga portieri i Norvegjisë, që nuk e kontrolloi atë pas një goditje nga distanca.
Norvegjezët më pas bënë përpjekje për të barazuar rezultatin, por pa sukses.
Kështu Anglia vazhdon në gjysmëfinale, ndërsa Norvegjia i jep fund Botërorit më të mirë në histori. Norvegjezët e udhëhequr nga Erling Haaland ishin befasia e këndshme e Botërorit.
A duhej anuluar goli i parë i Anglisë?
Topi goditi kabllon e kamerës dhe ndryshoi drejtim në aksionin që solli golin e parë të Bellinghamit.
Mediumet angleze shkruajnë se goli duhej të anulohej. Por FIFA ka theksuar se goli ishte i rregullt.
Bellinghaaaaam, Anglia në epërsi
Jude Bellingham ka shënuar tjetër gol. Dhe Anglia po udhëheq 2:1 me golin e minutës së tretë të vazhdimit të parë.
Bellingham përfitoi pas një topi të kthyer nga portieri norvegjez, që reagoi zbehtë pas një goditje nga distanca.
Video:
Shkon në vazhdime ndeshja Norvegji - Angli
Nuk ka dhënë fitues pjesa e rregullt e ndeshjes mes Norvegjisë dhe Anglisë. Pas 90 minutave lojë rezultati është 1:1 dhe do të luhen vazhdimet.
Norvegjezët dominuan në pjesën e dytë. Shënuan gol që u anulua për faul dhe më pas goditën traversën.
Anglezët ishin pak të rrezikshëm.
Tani fituesi mund të caktohet në dy vazhdimet nga 15 minuta.
Realizon Bellingham, baras në pjesën e parë
Anglia ka barazuar shifrat ndaj Norvegjisë.
Jude Bellingham realizoi për 1:1 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Anglisë iu anulua edhe një gol i Harry Kanet në sekondat e fundit të pjesës së parë për shkak të pozitës jashtë loje.
Me rezultatin 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Video:
Supergol nga Schjelderup, Norvegjia në epërsi
Andreas Schjelderup ka shënuar supergol për ta kaluar në epërsi Norvegjinë ndaj Anglisë, 1:0.
Schjelderup golin e epërsisë e realizoi në minutën e 36-të.
Video:
Kalojnë 20 minuta lojë, ende pa raste
Kanë kaluar 20 minuta lojë në ndeshjen ndërmjet Norvegjisë dhe Anglisë.
Asnjëra nga dy përfaqësueset nuk ka krijuar ndonjë rast të mirë shënimi.
Fituesi i këtij dueli kualifikohet në gjysmëfinale.
Formacionet zyrtare Norvegji-Angli
Janë publikuar formacionet zyrtare për çerekfinalen Norvegji-Angli.
Ndryshimet janë vënë re te “Tre Luanët”.
John Stones e Noni Madueke janë kthyer në ekipin e parë. Takimi nis në orën 23:00.
Formacioni i Norvegjisë: Nyland, Wolfe, Lysaker Heggem, Ajer, Ryerson, Berg, Berge, Odegaard, Schjelderup, Haaland, Sorloth
Formacioni i Anglisë: Pickford, Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly, Rice, Anderson, Madueke, Bellingham, Gordon, Kane