Pas fitores së Francës 3:0 ndaj Suedisë në raundin e parë të fazës nokaut, u publikua një video e Rayan Cherkit me përzgjedhësin Didier Deschamps, e cila u bë virale.
Shumë komentues kanë thënë se ai është i pakënaqur me minutazhën në fushë. Por, burime të mediumit “L’Equipe” dhe “RMC Sport” brenda Përfaqësueses franceze, kanë thënë se ai ka telashe tjera.
“L’Equipe” ka theksuar se Cherki nuk është i lumtur me veten. Ai ka qenë i pakënaqur me paraqitje ne tij në dhjetë minutat e fundit kur u inkuadrua ndaj Suedisë. “Ai ishte i inatosur me veten, jo me përzgjedhësin. Ai dëshiron të jetë efektiv, dhe paraqitjet e fundit e kanë mërzitur”, ka thënë një burim për “RMC” të enjten.
“L’Equipe” ka shtuar se Deschampsi nuk është i inatosur me mesfushorin e Manchester Cityt, i cili është duke kaluar periudhë të vështirë që nuk ka të bëj me sport.
Cherki ka telashe me gjum, ka shkruar mediumi i njohur francez.
Rayan Cherki a complètement ignoré Didier Deschamps après le match contre la Suède 😳 pic.twitter.com/bNslVVdFKV
— Vibes Foot (@VibesFoot) July 1, 2026
-
Cherki dhe Deschamps përsëri me probleme
-
Deschamps merr përgjegjësinë për pjesën e parë të papranueshme në ndeshjen e tij të fundit si përzgjedhës
-
Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës
-
Aftësitë magjike të Cherkit mund të jenë të rëndësishme për Francën në Botëror
-
Te Fenerbahçe ankohen në referim, përmendet edhe Muriqi