Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia merr vendim për Tuchelin

Thomas Tuchel

Pavarësisht eliminimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës, Thomas Tuchel do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares angleze.

Sipas raportimit të “Daily Mirror”, Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka marrë vendim unanim që trajneri gjerman të mbetet në stolin e “Tre Luanëve”, duke i dhënë mbështetje të plotë për vazhdimin e projektit.

Tucheli u kritikua gjerësisht për zëvendësimet e kryera dhe lojën defanzive që aplikoi pas kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë. 

Pas përfundimit të takimit, Tuchel doli para mediave, analizoi hapur paraqitjen e skuadrës dhe mori përgjegjësinë e plotë për eliminimin nga Kupa e Botës.