Mesfushori Granit Xhaka insiston se duhet luajtur si skuadër nëse Zvicra dëshiron të kalojë në çerekfinale të Botërorit “Rusia 2018”.
E sipas Xhakës synimet janë të shkohet edhe më larg. Zvicra do të përballet të martën me Suedinë në ndeshjen e 1/8 së finales të botërorit të 21-të. "Helvetikët" kanë mundësi që të heqin mallkimin e eliminimeve në 1/8 e finales.
“Shihet që skuadrat që janë shumë të bashkuara po ecin tutje. Është me rëndësi që të paraqitemi si skuadër. Të jemi të bashkuar”, ka deklaruar Xhaka të hënën në konferencë për media.
Ai është njëri nga katër shqiptarët që janë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës. Pos tij janë edhe Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili. Xhaka, Shaqiri e Xhemaili kanë shënuar nga një gol deri më tash në Kupën e Botës “Rusia 2018”, ndërkohë Behrami ka qenë shtyllë e palëkundur në repartin defensiv të skuadrës, si lojtari i parë para vijës së mbrojtjes... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)