Në vigjiljen e përballjes mes Zvicrës dhe Suedisë, provokimet kanë zënë vend në distancë.
Mbrojtësi suedez Lustig tha se dëshironte që Granit Xhaka të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa nuk vonoi dhe përgjigja e lojtarit me origjinë nga Kosova.
“Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës”, tha Xhaka.
Gazetarët e pyetën Xhakën nëse do të festonte sërish me shqiponjë në rast të një goli, por futbollisti i Arsenalit iu shmang përgjigjes. Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen.
Xhaka u pyet për penalltinë e humbur në Europian ndaj Polonisë.
Edhe
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh futbollisti.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u bënë objekt i hetimit të FIFA-s për festën me shqiponjë pas golave ndaj Serbisë në fazën e grupeve.