Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Wilsheren e lënë jashtë Botërorit shqetësimet për gjendjen fizike

Jack Wilshere është lënë jashtë skuadrës preliminare për Botërorin që mbahet në Rusi për shkak të shqetësimeve për gjendjen e tij fizike.

“The Times” raporton se mesfushori i Arsenalit kishte dështuar të mbante formën fizike në dy ndeshjet që Anglia i zhvilloi ndaj Holandës dhe Italisë gjatë muajit mars.

Gareth Southgate e ka kthyer Wilsheren në klub para ndeshjes me Holandën shkaku i shqetësimeve se ai nuk ishte në gjendje t’u bënte ballë taktikave për presion të lartë.