Kroacia do të ketë një mungesë të madhe për sfidën gjysmëfinale të Botërorit.
Dy ndeshje radhazi në vazhdime kanë lënë pasoja te futbollistët e Kroacisë të cilët po përballen me probleme fizike.
Në duelin që luhet të mërkurën, kroatët nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin e krahut të djathtë, Sime Vrsaljkon, i cili ka lënduar gjurin në sfidën çerekfinale ndaj Rusisë, transmeton ksp.
Për këtë takim në dyshim është edhe portieri Danijel Subashiq, i cili po ashtu kishte pësuar një tërheqje muskulore në këtë takim. Megjithatë te Kroacia shpresojnë që heroi i tyre të jetë gati për përballjen me anglezët.