Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Uruguai publikon listën e lojtarëve të ftuar për Botëror

Kur kanë mbetur vetëm 12 ditë nga starti i kampionatit botëror të futbollit “Rusia 2018”, trajneri i Uruguait ka bërë publike listën me 23 futbollistët që do të përfaqësohet në këtë kompeticion.

Nuk mungojnë yjet te skuadra e Tabarezit, që në sulm do të bazohet te forma e mirë e dyshes Cavani-Suarez. Këta pritet të mbajnë peshën e skuadrës dhe të luajnë rolin e liderit te Uruguai.

Mesi i fushës ka në përbërje disa lojtarë të Serisë A, me Vecinon, Torreirën dhe Laxalt, që pritet të zënë një vend edhe në formacionin titullar, ndërsa mbrojtja do të bazohet te eksperienca e lojtarëve si Godin dhe Caceres.

Image