Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Transformimi i disa qyteteve ruse ishte thjesht maskim

Olga B. Kalinina dhe Albina Marunova jetojnë në të ashtuquajturin qytet socialist, banesa të vjetra, të ndërtuara në kohën e Bashkimit Sovjetik që gjenden përgjatë autostradës që lidh aeroportin me qendrën e qytetit organizator të Kupës së Botës. Nizhny Novgorod ka qenë një prej 11 qyteteve organizatore të Kupës së Botës në futboll këtë verë.

Banesa ku jeton Marunova është me fytyrë nga autostrada, që u riparua tërësisht vetëm pak javë para se “të vinte” Kupa e Botës në Nizhny Novgorod.

Vizitorët, që nxitonin për të shkuar në hotelet e tyre apo në stadiumin e ri në brigjet e lumit Volga, shikonin një rrethinë me ujë dhe bar të gjelbër e drunj, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Kalinina jeton vetëm disa hapa më tutje në një ndërtesë që nuk është riparuar me dekada. Është me ngjyrë të verdhë, por vërehet se është tepër e vjetruar.

“Kështu shkojnë punët në Rusi”, thotë Kalinina 68-vjeçare, një pensioniste që kishte punuar në një fabrikë që prodhonte pjesë të veturave. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë për të impresionuar mysafirët dhe asgjë për të bërë jetët tona më të mira”.

Fqinja e saj Marunova tregohej më optimiste.

“Qyteti është duke u zhvilluar. Të huajt erdhën dhe autostrada u riparua”, thotë ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm