Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Kupa e Botës ua ka hapur sytë rusëve

Kupa e Botës ka qenë një ngjarje që ia ka hapur sytë kamerieres ruse Lena Tikhomirova. Shoqërimi me tifozët vizitorë dhe njohja e kulturave të reja kanë ngjallur kuriozitetin e saj dhe tash planifikon të jetojë jashtë vendit.

"E dua Rusinë. E dua Nizhny Novgorodin. Por dua të takoj njerëz të rinj dhe të studioj në një shtet tjetër, kjo do të ishte mjaft mirë", thotë 21-vjeçarja.

Para Kupës së Botës, jeta e përditshme në Rusi ishte e mërzitshme dhe banorët lokalë nuk qeshnin rrugës, injoronin të huajt.

Policia zakonisht është jondihmëse, më tepër e asociuar me ndalim të punëtorëve të huaj për kontroll të dokumenteve të tyre apo për gjobitje të banorëve për kalim të rrugës në vend të gabuar, apo edhe për pirje të birrës në ambient të hapur.

Gjatë turneut kjo ndryshoi. Rusët kanë qenë të hapur dhe miqësor ndaj tifozëve të huaj. Tifozët e huaj kanë shijuar këtë atmosferë të hapur dhe po ashtu edhe policia ka qenë më e butë gjatë turneut. "Ka ndryshuar shumë në jetën time, qasjen time ndaj të huajve. Më duket mua se ka ndryshuar edhe qyteti. Ky vend është më i hareshëm tash, më i gjallë. Njerëzit e shijojnë dhe buzëqeshin", thotë Tikhomirova. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).