Paralelisht me nismën e një dite më parë në internet për të mbledhur paratë e gjobës së FIFA-s për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, tashmë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërmarrë një nismë të ngjashme.
Rama publikoi në profilin e tij në Facebook nismën “Mos kini frikë nga shqiponja!”, që është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA! Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, ka shkruar Rama.

-
Rama flet për “nacionalizëm qesharak”, por në vitin 2018 mburrej me festën e Xhakës e Shaqirit
-
Çdo 1 orë nga 1000 dollarë për Xhakën e Shaqirin
-
Çdo 1 orë nga 1000 dollarë për Xhakën e Shaqirin
-
Rama për Shaqirin e Xhakën: Për keqardhje të shkëputen dy lojtarë e të përdoren “mish për top”
-
Xhaka e Shaqiri kërkojnë falje për festën me shqiponjë ndaj Serbisë