Përzgjedhësi i Senegalit, Aliou Cisse, dhe ai i Kolumbisë, Jose Pekerman, nuk janë të detyruar të përgatisin fjalim motivues për ndeshjen e ardhshme. Rëndësia e ndeshjes flet mjaft dhe për të janë të vetëdijshëm të gjithë lojtarët e Senegalit dhe Kolumbisë.
Në "lojë" për ndeshjen ndërmjet Senegalit e Kolumbisë është kualifikimi në fazën nokaut të botërorit "Rusia 2018". Këto dy përfaqësuese përballen të enjten (sot) në Samara nga ora 16:00, transmeton Koha Ditore.
Kolumbia vjen pas fitores së madhe me shifrat 3:0 ndaj Polonisë, që mbajti gjallë shpresat e saj për të avancuar tutje, pas humbjes 2:1 ndaj Japonisë në ndeshjen hapëse. Ndërkohë Senegali barazoi 2:2 me Japoninë, pasi në ndeshjen e parë fitoi 2:1 ndaj polakëve.
Në kampin senegalez vlerësojnë se kjo ndeshje do të jetë një minifinale për ta. Senegalezët shfaqën dobësi në mbrojtje në barazimin 2:2 me Japoninë.
Ato, nëse përsëriten, do të ndëshkohen nga sulmuesit me përvojë të Kolumbisë. Pasi për Senegalin edhe barazimi është i mjaftueshëm, prej kësaj përfaqësueseje mund të pritet koncentrim më i madh në mbrojtje dhe kërkim i rastit përmes kundërsulmeve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).